KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shqipëria nuk është më në periferi të Evropës, thotë Rama
Rajon

Shqipëria nuk është më në periferi të Evropës, thotë Rama

Kosova News
Kosova News 13:58 -16/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në hapjen zyrtare të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, shprehu entuziazmin dhe mirënjohjen e tij për organizimin e këtij takimi të rëndësishëm në Shqipëri.

Me praninë e 47 liderëve evropianë, Rama e cilësoi Samitin si një moment historik që përforcon lidhjen e Shqipërisë me projektin evropian.

Duke iu referuar fushatës së fundit elektorale, Rama theksoi se ajo ishte përqendruar plotësisht te Evropa, përkatësia dhe identiteti.

“Të nderuar miq të ftuar, më besoni morra e dhashë që të gjëja fjalët e duhura për të shprehur lumturinë time për këtë Samit. Është vërtetë një nder i jashtëzakonshëm për të gjithë vendin tim, popullin shqiptar që t’ju mirëpres në këtë shtëpi të ndërtuar enkas, ku nuk jeni të rrethuar nga makthet e Evropës, apo zbrazëtia, por nga imagjinata e fëmijëve shqiptarë për Evropën. Endrrat e fëmijëve kurrë  nuk mbahen peng nga mitet e së shkuarës.

Keni ardhur në një moment mjaft domethënës në këtë vend ku kemi mësuar të shohim të shkuarën me sytë e së ardhmes. Mbërritja juaj vijon me një fushatë zgjedhore ku Evropa ka qenë më e pranishme se kurrë. Ja pse është kaq kënaqësi që fushata u përqendrua tek këto fjalë Evropë, identitet dhe përkatësi. 52% për ne për të mbetur apo për tu bashkuar, por ishte 48% i mbetur, ata nuk janë euroskpetikë, por janë eurooptimistë të painformuar që mendojnë se duhet të isha shkarkuar që nuk arrita të bashkoja Shqipërinë me BE shumë kohë më parë, por nuk është ky argumenti im”, ka thënë Rama.

Në fjalën e tij, kryeministri shqiptar bëri një apel për të mos harruar “Evropën tjetër” – atë të iluminizmit dhe arsyes njerëzore. Sipas tij, ndërsa kontinenti përgatitet për të përballuar sfida të reja ushtarake dhe gjeopolitike, nuk duhet të braktiset vizioni fillestar i Evropës si një projekt paqeje dhe humanizmi.

“Edhe sot miti i Evropës vazhdon të jetë i pranishëm. Ëndrra e paqes së përhershme është zëvendësuar me makthin e luftës së përhershme. Fantazmat e miteve imperiale, zhvendosja e aleancave, paqëndrueshmëriamëria, besoj se nuk ka moment më të mirë se ky për të na kujtuar që ndërkohë që kemi menduar për Evropën e qëndresës, të mbrojtjes për kapacitete të reja ushtarake nuk duhet të harrojmë Evropën tjetër, të iluminizmit, arsyes njerëzore. Kjo Evropë që për një moment të caktuar i dha jetë projektit më të pangjashëm në historinë njerëzore na mësoi se edhe ish armiqtë mund të bëheshin bashkë. Ata kthyen lumenjtë e vjetër të gjakut në rrugë të reja paqeje. Ishte ajo Evropë që na mësoi që në mes të konflikteve më të tmerrshme duhet të kemi besim tek humanizmi i armiqve tanë, sepse kur armiqësitë degjenerojnë në luftë shfarosjeje e gjithë drejtësia shkatërrohet dhe paqja e përhershme bëhet varreza e njerëzimit”, ka shtuar Rama.

Gjithashtu lexoni:

Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi

Rama takon Erdoganin pas samitit të NATO-s, ndan foto nga pritja në Pallatin Presidencial

Hoxha: Shqipëria synon anëtarësimin në BE brenda kësaj dekade

Nis ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve në Fier

Përfshihet nga zjarri sipërfaqja me ullinj në Fier, zjarrfikëse në vendngjarje

Kosova News 16/05/2025 16/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht Belgjikën dhe kalon në gjysmëfinale
23:04 -10/07/2026
Policia dhe Dogana parandalojnë kontrabandën nga një shtetas i huaj
22:30 -10/07/2026
Qeveria ndan mbi 2 milionë euro për RTK-në
21:57 -10/07/2026
Mbyllet për tetë ditë rruga nga rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit
21:26 -10/07/2026
Fillon sanimi i rrugës Prevallë–Shtërpcë
21:06 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?