KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shqipëria fillon të “zbardhet”, 1100 hektarë të përmbytur vetëm në Shkodër (VIDEO+FOTO)
Rajon

Shqipëria fillon të “zbardhet”, 1100 hektarë të përmbytur vetëm në Shkodër (VIDEO+FOTO)

Kosova News
Kosova News 11:23 -20/01/2023
Shpërndaje
sh1
sh2
sh3
sh4
sh5
sh6
sh7
sh8
sh9
Shpërndaje

Nga veriu në jug, Shqipëria edhe ditën e sotme po përballet me pasojat e motit të keq.

Në Qarkun Korçë, gjatë natës ka patur reshje dëbore, veçanërisht në kuotën sipër 1200 metrat, por edhe në aksin Korçë-Voskopojë dhe Korçë-Qafa e Qarrit-Ersekë, ku ka reshje dëbore të pakta, dhe po punohet me mjete borëpastruese dhe për kriposjen e asfaltit.

Për momentin, qarkullimi nuk ka qenë problematik. Segmentet kryesore nacionale dhe ato turistike Qafa e Thanës-Pogradec-Korçë-Kapshticë, Korçë-Voskopojë, Boboshticë-Dardhë dhe Korçë-Qafa e Qarrit-Ersekë kanë qenë të hapura dhe pa probleme, është punuar gjatë gjithë natës për mirëmbajtjen e tyre.

Në bashkinë Kolonjë gjatë natës ka patur erëra të forta dhe shira të rrëmbyeshëm, ndërsa në mëngjes borë 2-3 centimetra. Si pasojë ka patur dëmtime në dy shkolla, respektivisht në Selenice – Shalsi dhe Borove, dhe po punohet për riparimin e tyre. Në dy shkollat e para do të kryen punimet nga bashkia ditën e sotme dhe nesër do të vijojë mësimi normalisht. Shkolla e Borovës ka kohë që nuk funksionon si shkollë.

Ka përmirësim te furnizimit me energji elektrike, sot ka defekte sporadike ne bashkinë Pogradec fshati Jollë, ne bashkinë Devoll fshati Çipan, në bashkinë Korçë, fshatrat Kodra dhe Peshtan, të Njësisë Administrative Vithkuq.

Në qarkun Shkodër, niveli i Drinit ushtë ulur me 40 centimetra, në kuotën 6 metra  e15 centimetra, ndërkohë qe ai i liqenit është rritur me 5 centimetra. Sipas autoriteteve, sipërfaqja totale e përmbytur në Bashkinë Shkodër është rreth 1100 hektarë.

Në rrugën e Obotit, ku uji ka arritur 55 centimetrat,  po operon  një mjet i kalueshmërisë së lartë së bashku me 4 forca të ushtrisë, ndërkohë që Ujësjellësi Oblika 1 është jashtë funksionit.

Në Gjinar të Elbasanit, bora ka nisur por njëkohësisht është hedhur kripë për shmangien e aksidenteve, po ashtu edhe ne Labinot mal, dhe në zonën e Funarit.

Edhe Llogoraja këtë mëngjes është zbardhur nga dëbora, e cila gjithsesi nuk ka krijuar probleme në qarkullimin e automjeteve. Rruga është e hapur dhe kalohet pa zinxhir, ndërkohë dhe borëpastrueset kanë punuar gjatë natës që rruga të mos ketë probleme.

Gjithashtu lexoni:

Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi

Rama takon Erdoganin pas samitit të NATO-s, ndan foto nga pritja në Pallatin Presidencial

Hoxha: Shqipëria synon anëtarësimin në BE brenda kësaj dekade

Nis ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve në Fier

Përfshihet nga zjarri sipërfaqja me ullinj në Fier, zjarrfikëse në vendngjarje

Kosova News 20/01/2023 20/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
16° _ 13°
69%
Sat
32 °C
Sun
29 °C
Mon
27 °C
Tue
32 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht Belgjikën dhe kalon në gjysmëfinale
23:04 -10/07/2026
Policia dhe Dogana parandalojnë kontrabandën nga një shtetas i huaj
22:30 -10/07/2026
Qeveria ndan mbi 2 milionë euro për RTK-në
21:57 -10/07/2026
Mbyllet për tetë ditë rruga nga rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit
21:26 -10/07/2026
Fillon sanimi i rrugës Prevallë–Shtërpcë
21:06 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?