KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shqipëria me përmbysje spektakolare ndaj Ukrainës merr tri pikët e para në Ligën e Kombeve
Sport

Shqipëria me përmbysje spektakolare ndaj Ukrainës merr tri pikët e para në Ligën e Kombeve

Kosova News
Kosova News 22:26 -07/09/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Shqipëria ka arritur që me përmbysje të rezultatit ta mposhtë Ukrainën me shifrat 2-1 në duelin që u zhvillua në Çeki në kuadër të edicionit të ri të Ligës së Kombeve.

Rasti i parë për gol në këtë sfidë i takoi pikërisht Shqipërisë të cilët në minutën e nëntë iu afruan golit me anë të Qazim Laçit.

Një tjetër mundësi të mirë shënimi e pati edhe sulmuesi Rey Manaj i cili në minutën e 28-të gjuajti jashtë portës.

Në skenë për Shqipërinë doli sërish Qazim Laçi i cili një harkim fantastik të Nedim Bajramit në minutën e 31-të nuk arriti që ta finalizojë me gol.

Teksa po i afroheshim fundit të pjesës së parë, Shqipëria po shtonte përpjekjet për gol duke rrezikuar në dy raste me anë të Kristjan Asllanit dhe Qazim Laçit i cili sot po duket i disponuar për lojë.

Asllani në minutën e 37-të pati një gjuajtje të rrezikshme brenda zonës por portieri Trubin ia mohoi golin, ndërsa Laçi me stil u mundua që ta tund rrjetën por fatkeqësisht topi shkoi jashtë portës.

Spektakli ishte i tëri i garantuar për pjesën e dytë pasi që të gjithë golat në këtë takim u shënuan në fraksionin e dytë të ndeshjes.

Fillimisht ishin ukrainasit ata që kaluan në avantazh të parët me anë të Yukhym Konoplias i cili në minutën e 49-të shënoi për 1-0.

I menjëhershëm ishte reagimi i Shqipërisë të cilët arritën të barazojnë shifrat përmes Ardian Ismajlit që shënoi për 1-1 në minutën e 54-të.

Kuqezinjtë nuk u ndalën më kaq dhe gjetën edhe golin e dytë që në fund doli të ishte i fitores, përmes Jasir Asanit i cili në minutën e 66-të u gjend mirë në zonë duke shfrytëzuar një top të mirë nga Rey Manaj për rezultatin 2-1.

Deri në fund të besuarit e Sylvinhos e menaxhuan mirë epërsinë e krijuar dhe kështu morën tri pikët e para në Ligën e Kombeve, para duelit të radhës që do të luhet të martën ndaj Gjeorgjisë në ‘Air Albania’

Shqipëria e pandalshme, Asani shënon për ta kompletuar përmbysjen

Shqipëria ka kompletuar rikthimin e rezultatit në ndeshjen që kuqezinjtë po e zhvillojnë ndaj Ukrainës në Çeki.

Kuqezinjtë dhe ukrainasit po përballen në ndeshjen e vlefshme për edicionin e ri të Ligës së Kombeve, teksa fillimisht ishin këta të fundit që kaluan në avantazh.

Të besuarit e Sylvinhos fillimisht shënuan për të barazuar rezultatin në 1-1 në minutën e 54-të me anë të Ardian Ismajlit.

Menjëherë pas golit të barazimit, ata u vunë në kërkim të golit të avantazhit dhe pas disa përpjekjeve e gjetën.

Ishte Jasir Asani njeriu i super golave, ai i cili i dha avantazhin Shqipërisë duke shënuar me gjakftohtësi në cepin e portës së Trubin për rezultatin 2-

Gjithashtu lexoni:

Chelsea fiton Kupën e Botës për Klube

Chelsea-PSG, publikohen formacionet e finales

Krasniqi tokohet me Hanrahanin, diskutojnë për domosdoshmërinë e marrëveshjes Kosovë-Serbi

Abdixhiku s’ka kohë, e dërgon Hykmete Bajramin në takim me zyrtarin e lartë të DASh-it

Zyrtare: Mirlind Daku mbetet te Rubin, nënshkruan deri në vitin 2029

Kosova News 07/09/2024 07/09/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
65%
1 km/h
Mon
34 °C
Tue
34 °C
Wed
36 °C
Thu
32 °C

Lajmet e Fundit

Chelsea fiton Kupën e Botës për Klube
23:17 -13/07/2025
Plagoset me armë zjarri një person në Shtime
22:18 -13/07/2025
Mungesa e ujit, ankohen fermerët në fshatrat e Gjakovës
21:45 -13/07/2025
Chelsea-PSG, publikohen formacionet e finales
20:43 -13/07/2025
Bajrami në takim me Hanrahanin: Një qeveri kalimtare do të mundësonte tejkalimin e bllokadës dhe kthimin e vendit në normalitet institucional
20:04 -13/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?