KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shqipëria avancon në procesin e anëtarësimit në BE
Rajon

Shqipëria avancon në procesin e anëtarësimit në BE

Kosova News
Kosova News 21:48 -11/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Qeveria e Shqipërisë tha se Bashkimi Evropian e ka ftuar të hapë negociatat për disa kapituj të grupkapitullit 4 të procesit të anëtarësimit në bllokun evropian.Sipas një njoftimi, Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të shteteve anëtare të BE-së autorizoi Presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian, dhe më 11 qershor Presidenca polake i dërgoi një letër Shqipërisë duke i kërkuar që të paraqesë pozicionin negociues për katër kapituj të “Agjendës së Gjelbër dhe Ndërlidhjes së Qëndrueshme”.

“Pozicioni negociues do t’i paraqitet Konferencës së Gjashtë Ndërqeveritare me Shqipërinë, e cila do të organizohet në një datë që do të shpallet së shpejti nga Presidenca e Këshillit të BE-së”, thuhet në njoftim.Shqipëria duhet të paraqesë pozicionin për kapitullin 14, që ka të bëjë me politikën e transportit dhe synon përmirësimin e infrastrukturës si dhe sigurisë rrugore dhe hekurudhore. Po ashtu, për kapitullin 15 që lidhet me sektorin e energjisë dhe garantimin e furnizimit të

qëndrueshëm dhe të përballueshëm me energji. Tirana do të paraqesë pozicionin negociues të saj edhe për kapitullin 21, që është i përqendruar në rrjetet transevropiane dhe ndërlidhjen infrastrukturore të Shqipërisë me vendet e BE-së. Po ashtu, do të negociohet edhe për kapitullin 27 i cili trajton mbrojtjen e mjedisit dhe përballimin e ndryshimeve klimatike, përmes përputhjes me standardet e BE-së

.Qeveria shqiptare tha se ky vendim i BE-së konfirmon ecurinë e suksesshme të vendit në procesin e anëtarësimit.Ekzekutivi në Tiranë theksoi se, përmes negociatave për këta kapituj, shteti do të ndërmarrë hapa konkretë drejt “ndërtimit të rrugëve më të sigurta dhe moderne, përmirësimit të ndërlidhjes rajonale dhe evropiane, garantimit të furnizimit me energji të pastër dhe të përballueshme, si dhe mbrojtjes së mjedisit për gjeneratat e ardhshme”.

Shqipëria hapi kapitullin e parë të negociatave për anëtarësim në BE në tetor të vitit 2024. Kjo ndodhi pas një pritjeje të gjatë, pasi vendi kishte aplikuar për anëtarësim më 2009 dhe kishte marrë statusin e vendit kandidat në vitin 2014.

Tirana duhet të hapë dhe të mbyllë gjithsej 33 kapituj për t’u anëtarësuar në BE. Për hapjen dhe mbylljen e çdo kapitulli kërkohet miratimi i të gjithë vendeve anëtare të bllokut evropian./REL

Gjithashtu lexoni:

Vuçiq shkon në Ukrainë, por refuzon ta nënshkruajë deklaratën që dënon agresionin rus

Kosova ndalon importin e deleve e dhive nga Shqipëria

Kishte shkuar për pushime me bashkëshortin, mbytet 41-vjeçarja shqiptare në Tajlandë

Mexhiti: Po i mbyllim dyert për bixhozin, po hapim rrugën për rininë

Gjendet i mbytur në lumin Shkumbin një fëmijë 6-vjeçar

Kosova News 11/06/2025 11/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
17° _ 16°
77%
1 km/h
Fri
27 °C
Sat
25 °C
Sun
27 °C
Mon
26 °C

Lajmet e Fundit

Humb jetën një 55-vjeçar në Skenderaj pas rrokullisjes me traktor
22:54 -12/06/2025
Hapet Festivali i Turizmit “Peja Outdoor Festival”
22:10 -12/06/2025
Atalanta kërkon Edon Zhegrovën
21:32 -12/06/2025
Konjufca: Opozita po e sakrifikon konstituimin e Kuvendit për shkak të një kandidati që e ka propozuar Vetëvendosje
21:29 -12/06/2025
Kamberi: Çlirimi i Kosovës ishte shpëtim i popullit
21:01 -12/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?