KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Mexhiti: Po i mbyllim dyert për bixhozin, po hapim rrugën për rininë
Rajon

Mexhiti: Po i mbyllim dyert për bixhozin, po hapim rrugën për rininë

Kosova News
Kosova News 13:40 -11/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Zv. kryeministri, Izet Mexhiti njofton se Qeveria ka ndërmarrë një hap të ri kundër bixhozit online, duke bllokuar 173 faqe të reja interneti që ofronin lojëra fati në mënyrë të paligjshme. Këtyre u shtohen edhe 53 faqe të bllokuara më parë, duke e çuar numrin total të faqeve të ndaluara në 226.

“Po i mbyllim dyert për bixhozin online. Po hapim rrugën për një rini të shëndetshme dhe të sigurt,” deklaroi Mexhiti, duke theksuar se kjo masë është realizim i drejtpërdrejtë i njërit prej premtimeve kryesore të koalicionit VLEN para zgjedhjeve.

Ai shtoi se ndryshe nga qeveritë e mëparshme, kjo qeveri nuk do të jetë aleate e industrisë së bixhozit, por do të mbrojë interesat e familjeve dhe të rinjve.

“Ky është vetëm fillimi. Do të vazhdojmë me një luftë sistematike kundër kazinove dhe shprehive të dëmshme që po e brejnë shoqërinë dhe familjet tona,” tha më tej Mexhiti.

Qeveria ka premtuar politika të qëndrueshme dhe të përgjegjshme në drejtim të parandalimit të bixhozit, duke vënë theksin te mirëqenia e brezit të ri dhe e shoqërisë në tërësi.

Gjithashtu lexoni:

Tërmet në Shqipëri, lëkundjet ndihen në Vlorë

Raportohet për vrasje në Prilep, një burrë ka privuar nga jeta djalin e tij dhe nipin e më pas vetëvritet

Fluks i ulët në kufi, pritjet 3-5 minuta për të hyrë në Kosovë

La ëndrrën në mes që të ndërtojë në Theth, 23-vjeçari i zhgenjyer: Do emigroj sërish

Vdes në Shqipëri ish-ambasadori gjerman Daum, u gjet pa shenje jete

Kosova News 11/06/2025 11/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
65%
1 km/h
Mon
34 °C
Tue
34 °C
Wed
36 °C
Thu
32 °C

Lajmet e Fundit

Chelsea fiton Kupën e Botës për Klube
23:17 -13/07/2025
Plagoset me armë zjarri një person në Shtime
22:18 -13/07/2025
Mungesa e ujit, ankohen fermerët në fshatrat e Gjakovës
21:45 -13/07/2025
Chelsea-PSG, publikohen formacionet e finales
20:43 -13/07/2025
Bajrami në takim me Hanrahanin: Një qeveri kalimtare do të mundësonte tejkalimin e bllokadës dhe kthimin e vendit në normalitet institucional
20:04 -13/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?