KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shpëtohen 60 emigrantë në Detin Egje
Botë

Shpëtohen 60 emigrantë në Detin Egje

Kosova News
Kosova News 22:32 -19/08/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Autoritetet greke i kanë shpëtuar të shtunën rreth 60 emigrantë të cilët po përpiqeshin të kalonin nga Turqia në ishujt lindor të Detit Egje me mjete lundrimi gomone, tha Roja Bregdetare e Greqisë.Numri i emigrantëve që kanë mbërritur në Greqi me anije të tilla të ofruara nga trafikantët, është rritur dukshëm në javët e fundit.Roja Bregdetare tha në një komunikatë për media më 19 gusht se një anije patrulluese e saj i gjeti 41 persona në një gomone pranë ishullit Lesbos. Ata u evakuuan dhe u dërguar në një qendër pranimi në ishull.

Pas një ndjekje mëngjesin e së shtunës, një anije patrulluese e rojës bregdetare e ndali një tjetër gomone që po barte 17 njerëz afër ishujve Arkii në lindje të Egjeut. Emigrantët u dërguan në ishullin Patmos, derisa njëri prej tyre u arrestua nën dyshimin se i përkiste zinxhirit të trafikantëve.Zyrtarët grekë i kanë fajësuar konfliktet në Afrikë për rritjen e numrit të emigrantëve, i cili e ka shtuar trysnin mbi rrugët kryesore të trafikimit në Evropë, si dhe në mbi një industri në rritje të tregut të zi në Turqi, e cila prodhon anije gomone të cilësisë së ulët. Kushtet e mira verore për lundrim kanë kontribuuar në rritjen e numrit të emigrantëve, po ashtu.Qeveria e Greqisë thotë se nuk e ka ndryshuar politikën e vet për interceptimin e anijeve në det, i cili e kishte ulur dukshëm numrin e emigrantëve në vitet e fundit.Grupet për të drejtat e njeriut e akuzojnë Greqinë se bën dëbime të jashtëligjshme verore në Turqi, të njerëzve që ia dalin të arrijnë në bregdetet greke. Athina e mohon fuqishëm këtë./REL

Gjithashtu lexoni:

Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, vendos tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë

Trump për Iranin: Po i shkelin marrëveshjet, kështu që thjesht do t’i godasim shumë fort

ShBA-ja dhe Irani shkëmbejnë sulme, rriten tensionet

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje

Alarm në Kinë, tajfuni i madh drejt vendit – evakuohen mbi 600 mijë njerëz

Kosova News 19/08/2023 19/08/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
17° _ 16°
78%
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
33 °C
Sat
34 °C

Lajmet e Fundit

Lirimi me kusht i Thaçit, Specialja: Vendimi i takon vetëm gjyqtarit
13:37 -14/07/2026
Mungesa e dëshmitares shtyn procesin ndaj katër mjekëve
13:04 -14/07/2026
Yamal: Jemi kampionë të Evropës, s’kemi frikë nga askush
12:50 -14/07/2026
Në QKUK nis largimi i shtretërve të dëmtuar në Klinikën e Pediatrisë
12:27 -14/07/2026
Shqipëria nis mbylljen e kapitujve të negociatave të anëtarësimit në BE
12:10 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?