Sot gjatë ditës janë dëgjuar krisma në veri të Mitrovicës, gjë që ka ngritur shqetësime te banorët për shkak të situatës së tensionuar në veri të vendit.
Policia e Kosovës tha se krismat janë shkaktuar nga mjetet piroteknike të hedhura nga maturantët.
“Referuar informacioneve të deritanishme nga terreni, ju informojmë se në Mitrovicë Veri ka pasur mbrëmje të maturës, ku gjatë festimit janë hedhur mjete piroteknike”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.


