Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer pranë portës së jashtme të një banese në rrugën “Ali Demi”, lagjja “Partizani” në Vlorë.
Sipas të dhënave zyrtare, shpërthimi ka ndodhur rreth orës 23:38, në portën e jashtme të banesës e shtetases B. Z., 63 vjeçe. Fatmirësisht, nga ngjarja nuk ka të lënduar, por janë shkaktuar vetëm dëme materiale në portën dhe pjesë të jashtme të objektit, shkruan A2 CNN.
“Më datë 29.11.2025, rreth orës 23:38, në rrugën “Ali Demi”, lagjja “Partizani”, në portën e jashtme të banesës së shtetases B. Z., 63 vjeçe, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, nga e cila janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nën drejtimin e Prokuorisë vijon puna për identifikimin, kapjen e autorëve dhe dokumentimin e plotë të ngjajres”, njofton policia. (A2 Televizion)


