Një person është shoqëruar në stacion policor pasi dyshohet se pas shqiptimit të një gjobe, e kapi për këmishe dhe e shtyu zyrtarin policor.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të shtunën pas mesantës në Kaçanik dhe është iniciuar si “Sulm ndaj personit zyrtar”.
“Kaçanik 20.07.2024-02:20. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që, pas shqiptimit të gjobës, kishte kapur për këmishe dhe e kishte shtyrë zyrtarin policor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.


