Një person është shoqëruar në stacion policor nën dyshimin se ka fyer dhe sulmuar fizikisht një zyrtar policor.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 10:00 në Gjilan dhe është iniciuar si “Sulm ndaj personit zyrtar”.
Gjilan 03.04.2024-10:00.Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka fyer dhe sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar (zyrtar policor). Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.


