KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shkëlzen Gashi: E pakuptueshme që opozita shqetësohet se ndërmjetësit janë të shqetësuar që Serbia është e shqetësuar
Politikë

Shkëlzen Gashi: E pakuptueshme që opozita shqetësohet se ndërmjetësit janë të shqetësuar që Serbia është e shqetësuar

Kosova News
Kosova News 14:07 -06/06/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Studiuesi e publicisti, Shkëlzen Gashi ka komentuar takimet e djeshme dhe të sotme që emisari amerikan dhe ai i BE-së, Gabriel Escobar e Miroslav Lajçak kanë zhvilluar me krerët e institucioneve dhe liderët e partive opozitare.

Ndërmjetësit ndërkombëtar kanë ardhur për një vizitë në Prishtinën dhe mandej do të shkojnë edhe në Beogradin, në tentim për të gjetur një zgjidhje për qetësimin e situatës në tri komuna në veri të Kosovës – Zveçan, Leposaviq dhe Zubtin Potok.

Ata kanë shprehur shqetësimin e tyre për situatën dhe kanë dhënë disa propozime se si të kapërcehet gjendja e krijuar së fundi.

Por gjithë këto kanë nxitur reagimin e studiuesit e publicistit, Shkëlzen Gashi, i cili ka komentuar atë që po kërkon Serbia e që po e përcjellin ndërmjetësit si tentim për të qetësuar situatën.

Ai madje në formë kronologjike ka paraqitur atë që po kërkon Serbia, atë që po e përcjellin ndërmjetësit, kundërshtimin që po bën kryeministri Albin Kurti dhe shqetësimin e pakuptueshëm të opozitës.

“Serbia po kërkon që: (1) të tërhiqet Policia Speciale nga veriu i Kosovës; (2) kryetarët e komunave në veri të mos hyjnë në ndërtesat e komunave; dhe (3) të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe. Këto kërkesa të Serbisë po i sjellin në Kosovë ndërmjetësit ndërkombëtarë. Kryeministri i Kosovës po i refuzon këto kërkesa, sepse janë kundër interesit të Kosovës. Serbia po shqetësohet. Edhe ndërmjetësit ndërkombëtarë. E kuptueshme sepse ata i mbrojnë interesat e tyre. Por, e pakuptueshme që liderët e partive politike opozitare të Kosovës shqetësohen që ndërmjetësit ndërkombëtarë janë të shqetësuar që Serbia është e shqetësuar”, ka shkruar Gashi në rrjetin social Facebook.

Në komunat në pjesën veriore, serbë lokalë po protestojnë rregullisht prej 29 majit për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve shqiptarë në ndërtesat komunale – të cilët fituan zgjedhjet e bojkotuara nga Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë.

Këto zgjedhje kanë qenë të mbështetura nga faktori ndërkombëtar, i cili përveç që i ka bërë thirrje Listës Serbe për pjesëmarrje edhe shprehu keqardhje për bojkotin e tyre. Sido qoftë zgjedhjet janë pranuar nga ndërkombëtarët dhe nuk pati problem deri në shfaqjen e dhunës që bën persona të maskuar, e që thuhet se janë nën direktivat e Aleksadar Vuçiqit për të bërë probleme e nxitur tensione në Kosovë.

 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në takim me emisarët Miroslav Lajçak e Gabriel Escobar, ka shprehur gatishmërinë “e parezervë dhe mirëbesimin e palëkundur për angazhim intensiv e të përbashkët në shtensionimin e gjendjes dhe normalizimin e marrëdhënieve”.

Në këtë rast Kurti ka theksuar se rruga para është ndalimi i sulmeve nga ekstremistët e dhunshëm e grupet kriminale.

Kreu i Qeverisë tha se vetëm sundimi i ligjit mund ta hapë rrugën e zgjedhjeve të parakohshme në komunat veriore.

Kryeministri Kurti pas takimit me emisarët: Rruga përpara, ndalimi i menjëhershëm i sulmeve nga grupet kriminale

Edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, citohet t’u ketë thënë sot të dërguarve të SHBA-së dhe BE-së, Gabriel Escobarit dhe Mirosllav Lajçakut, se vetëm ndëshkimi i grupeve kriminale mund të çojë në një “stabilitet të qëndrueshëm dhe afatgjatë”.

Presidentja Osmani: Ndëshkimi i grupeve kriminale, rruga e vetme për stabilitet
Opozita kërkon koordinim me aleatët: Kosova në moment kritik

Gjithashtu lexoni:

Përfundon takimi i dytë mes Kurtit e Abdixhikut, ende s’ka marrëveshje

Abdixhiku flet pas takimit të GP, tregon se a do të ketë sot takim me Kurtin

Bajrami: Kurti po na ofron pjesëmarrjen në qeveri, duam presidentin

​Rashiq: S’jam takuar ende me Kurtin, nesër konstituohet kuvendi por s’votohet qeveria

Abdixhiku: Takimi ishte konstruktiv, do të vazhdojmë përpjekjet që në ditët në vijim të zhvillojmë diskutime më të thelluara

Kosova News 06/06/2023 06/06/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
33°C
Pristina
scattered clouds
33° _ 32°
24%
3 km/h
Thu
33 °C
Fri
35 °C
Sat
34 °C
Sun
34 °C
Mon
19 °C

Lajmet e Fundit

Përfundon takimi i dytë mes Kurtit e Abdixhikut, ende s’ka marrëveshje
17:53 -05/08/2026
Ministrja Pacolli dorëzon tri lëndë në Prokurorinë Themelore për hetim lidhur me dyshimet për keqpërdorim të pronës publike
17:20 -05/08/2026
Abdixhiku flet pas takimit të GP, tregon se a do të ketë sot takim me Kurtin
16:07 -05/08/2026
Aliu pas intervistimit në Prokurori: Kam vepruar në përputhje me ligjin, ndihem i lehtësuar
15:32 -05/08/2026
Kurti përuron rrugën Shipashnicë–Desivojcë–Terstenë, investim 3.2 milionë €
15:17 -05/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?