KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Opozita kërkon koordinim me aleatët: Kosova në moment kritik
Politikë

Opozita kërkon koordinim me aleatët: Kosova në moment kritik

Kosova News
Kosova News 12:52 -06/06/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Memli Krasniqi ka thënë se në takimin me të dërguarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, kanë diskutuat për zhvillimet e fundit dhe kanë dëgjuar qëndrimet amerikane dhe evropiane për situatën e krijuar në veri.

Ai ka thënë se në këtë takim nuk ka pasur kërkesa, përtej informimit për situatën që është zhvilluar.

Krasniqi ka deklaruar se në takim kanë ripërsëritur edhe qëndrimin e PDK-së.

Ai ka theksuar se nuk po shohin lëvizje përpara dhe se situata aktuale është duke e dëmtuar Kosovën. “Është e vërtetë që situata aktuale është shumë shqetësuese, ne po shohim që nuk ka një lëvizje përpara, ka një situatë e cila është duke e dëmtuar Kosovën në kuptimin e raporteve të saj ndërkombëtare, në radhë të parë me partnerët strategjikë, andaj kërkuam dhe shprehem gatishmërinë tonë që të luajmë rolin tonë shtetërorë për të ruajtur relacionet tona me SHBA-në në radhë të patë dhe shtetet e BE-së në radhë të parë”, është shprehur Krasniqi.

I pyetur nëse mbështesin zgjedhje të reja në veri ai ka thënë se në takim nuk është diskutuar për tema konkrete.

“PDK-ja ka luajtur një rol të rëndësishëm gjatë këtyre ditëve, sidomos pas të premtes kur Qeveria, pa konsultim, në mënyrë të fshehur e pa koordinim ka ndërmarr veprime të cilat e kanë sjellë në këtë situatë”, ka deklaruar Krasniqi.

Sipas tij është e rëndësishme që të mos krijohen mundësitë për përshkallëzim të situatës.

“Në do të jemi në konsultim ditor me kryetarët e Zveçanit e Zubin-Potokut, me partnerët ndërkombëtarë, për të parë se cilat janë veprimet e duhura për të shkuar përpara. Edhe dje i kam takuar kryetarët ata janë duke vazhduar punën nga zyrat alternative, ashtu qysh është duke bërë edhe kryetari i Mitrovicës së Veriut, kështu që për momentin ajo që është shumë e rëndësishme është moskrijimi i mundësive për përshkallëzim të situatës së sigurisë, ruajtja e qetësisë dhe rruga para nesh”, ka theksuar Krasniqi.

Krasniqi thotë se kurrë s’i ka parë më të shqetësuar ndërkombëtarët, akuzon Kurtin e Osmanin që po krijojnë kriza

Ndërkaq Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, deklaroi se Kosova gjendet në një moment kritik, e për këtë, sipas tij, përgjegjës është kryeministri Albin Kurti.

Ai tha para mediave të martën se mbetet të shihet se çfarë pasoja do të ketë Kosova nga delegacionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Evropian dhe të NATO-s që gjenden në vend.

Abdixhiku shtoi se është shqetësuese situata e relacioneve të Kosovës me aleatët e saj.

“Jemi në një situatë shqetësuese për Republikën e Kosovës dhe për më tepër të paqartë. Shqetësuese për shkak të gjendjes se relacioneve që Kosova i ka me aleatët e saj, e të paqartë për shkak të mungesës së planit dhe gatishmërisë së kryeministrit të Kosovës për dakordim me aleatët. Në këtë fazë Kosovës i mbetet të sheh dhe pasojat që mund të vijnë nga një delegacion tillë, nga SHB-ja, BE-ja dhe nga NATO-ja. Një gjendje të tillë e kemi vështirë ta pranojmë si LDK, si parti politike opozitare me numër të kufizuar të deputetëve në kuvend. Veprimet tona do të jenë publike…Shpresoj të reflektojë i njëjti (kryeministri Kurti)”, shtoi ai.

Deputeti i partisë opozitare theksoi se edhe presidentja Vjosa Osmani duhet të jetë më e zëshme dhe më e qartë për Kosovën, ndërsa tha se LDK-ja s’është e interesuar për beteja politike.

“S’jemi të interesuar për beteja politike, Jemi të shqetësuar për gjendjen në veri dhe jemi të shqetësuar për rrugën që duhet ta kemi përpara bashkë me aleatët”.

Kryetarët e tri partive opozitare parlamentar, Memli Krasniqi i Partisë Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i Lidhjes Demokratike të Kosovës, dhe Ramush Haradinaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, kanë takuar emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, dhe të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Takimi po mbahet në Zyrën e Bashkimit Evropian.

Takim po mbajnë edhe me Listën Serbe.

Lajçak e Escobar po qëndrojnë në Prishtinë pas tensioneve që u shkaktuan në veri të vendit qe disa ditë.

Të hënën, takuan kryeministrin Albin Kurti, ndërsa në mëngjesin e së martës edhe presidenten Vjosa Osmani.

Pas takimit me Kurtin, kanë njoftuar se i kanë prezantuar tri “propozimet e komunitetit ndërkombëtar” për situatën në veri. Këto propozime janë qetësimi i situatës në veri të Kosovës, mbajtja e zgjedhjeve të reja dhe kthimi në dialog.

Kryeministri Kurti, sipas komunikatës së Qeverisë, ka ftuar Brukselin dhe Washingtonin që të bëjnë thirrje për ndalim të dhunës (në veri v.j.) dhe ndjekje penale e ndëshkim të kryerësve të saj.

Gjithashtu lexoni:

Përfundon takimi i dytë mes Kurtit e Abdixhikut, ende s’ka marrëveshje

Abdixhiku flet pas takimit të GP, tregon se a do të ketë sot takim me Kurtin

Bajrami: Kurti po na ofron pjesëmarrjen në qeveri, duam presidentin

​Rashiq: S’jam takuar ende me Kurtin, nesër konstituohet kuvendi por s’votohet qeveria

Abdixhiku: Takimi ishte konstruktiv, do të vazhdojmë përpjekjet që në ditët në vijim të zhvillojmë diskutime më të thelluara

Kosova News 06/06/2023 06/06/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
33°C
Pristina
scattered clouds
33° _ 32°
24%
3 km/h
Thu
33 °C
Fri
35 °C
Sat
34 °C
Sun
34 °C
Mon
19 °C

Lajmet e Fundit

Përfundon takimi i dytë mes Kurtit e Abdixhikut, ende s’ka marrëveshje
17:53 -05/08/2026
Ministrja Pacolli dorëzon tri lëndë në Prokurorinë Themelore për hetim lidhur me dyshimet për keqpërdorim të pronës publike
17:20 -05/08/2026
Abdixhiku flet pas takimit të GP, tregon se a do të ketë sot takim me Kurtin
16:07 -05/08/2026
Aliu pas intervistimit në Prokurori: Kam vepruar në përputhje me ligjin, ndihem i lehtësuar
15:32 -05/08/2026
Kurti përuron rrugën Shipashnicë–Desivojcë–Terstenë, investim 3.2 milionë €
15:17 -05/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?