KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shkaku i mungesës së ngrohjes, SHFMU “Gjergj Fishta” në Prishtinë zhvillon mësimin me orar të shkurtuar
Arsim

Shkaku i mungesës së ngrohjes, SHFMU “Gjergj Fishta” në Prishtinë zhvillon mësimin me orar të shkurtuar

Kosova News
Kosova News 12:29 -12/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Tash e disa ditë, prindërit e shkollës fillore “Gjergj Fishta” në kryeqytet, nga mësimdhënësit njoftohen se orët mësimore do të jenë të shkurtuara, për shkak të mungesës së ngrohjes.

“Mësimi po mbahet me orar të shkurtuar nga 30 minuta sepse nuk ka ngrohje. Tërë javën nuk ka pasur ngrohje”, i tha RTK-së, Hazir Xhemshiti, prind.

Edhe Bekim Ahmeti, një prind tjetër që ka fëmijët në këtë shkollë, ka konfirmuar se nxënësit nuk po kanë ngrohje në klasë, prandaj edhe mësimi është me orar të shkurtuar.

Drejtoresha e shkollës thotë se për tri ditë me radhë është praktikuar mësimi me orar të shkurtuar për shkak të defektit në ormanin e rrymës, që janë duke u kryer punimet në sallën e edukatës fizike.

“Ormani ka qenë i ekspozuar jashtë sepse arkitektura ka qenë e tillë, tani me ndërtimin e ri është bërë prerja e një pjese të aneksit të shkollës dhe ormani ka mbetur jashtë. Për shkak të pasigurisë që të mos i ekspozohet reshjeve, ormani duhet të zhvendoset dhe rryma është përdor për të aktivizuar kaldan e ngrohjes. Përndryshe, i tërë rrjeti i ngrohjes ka qenë në funksion, mirëpo ai defekt i vogël, në fakt që duhet vetëm të zhvendoset ka marrë kohë edhe për shkak të sigurisë është dashur të pritet të bëhet ndërhyrje profesionale sepse nuk ka mund të ndërhyjë as punëtori teknik, as shtëpiaku”, ka thënë Supije Zhitija, drejtoreshë e shkollës fillore “Gjergj Fishta” në Prishtinë.

Komuna e Prishtinës në një përgjigje ka konfirmuar se ka pasur një defekt, përderisa thotë se gjatë vikendit do të sanohet prishja.

Ndërkaq, nga KEDS-i thonë se një ekip i kësaj kompanie do të dalë te shkolla ‘Gjergj Fishta’ dhe varësisht prej rrethanave e nevojës, edhe do të intervenojë.

Gjithashtu lexoni:

Shqipëria hedh një hap tjetër drejt integrimit në BE

Instituti i Psikiatrisë kërkoi kohë shtesë për ekzaminim psikiatrik të Naim Murselit, anulohen dy seanca të planifikuara

Polici Argjend Kastrati dënohet me 4 vite burg për aksidentin që i mori jetën Zana Gjevukajt

Vdiq një taksist në Gjilan, Policia po e heton rastin

Komisionerja Kos takohet me liderët e Ballkanit Perëndimor

Kosova News 12/11/2023 12/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
19° _ 17°
64%
2 km/h
Wed
32 °C
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
34 °C
Sun
34 °C

Lajmet e Fundit

Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinës
23:22 -01/07/2025
Rruga Rashkë–Jarinjë e bllokuar nga disa qytetarë serbë, qarkullimi në kufirin me Kosovën pothuajse i ndaluar
23:07 -01/07/2025
Prokuroria: Valon Syla kafshoi dhe kapi për flokësh të dëmtuarën
22:31 -01/07/2025
Bosch ndan deklaratën e profesorit britanik për Gjykatën Speciale: Një projekt për ta kënaqur Serbinë
22:26 -01/07/2025
3 milionë euro për dy ura të reja në Mitrovicë – Kurti jep detajet e projektit
21:45 -01/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?