KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shiu dhe breshëri shkaktojnë dëme të mëdha në Gjakovë
Lajme

Shiu dhe breshëri shkaktojnë dëme të mëdha në Gjakovë

Kosova News
Kosova News 22:30 -01/07/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Dëme të mëdha në objekte dhe në bujqësi kanë shkaktuar rrebeshet e shiut të mbrëmshëm, të përcjella edhe me breshër në shumë fshatra të komunës së Gjakovës.

Zyrtarët komunalë thonë se është ngritur komisioni për vlerësimin e dëmeve, i cili së shpejti do të dalë me një raport përmbledhës që do t`u dërgohet institucioneve qendrore për kompensim, raporton RTK.

Muharrem Shala nga Cërmjani tha se, krahas dëmeve të tjera në misër dhe kultura të tjera bujqësore, rreth 2 hektarë vreshta pothuajse i janë dëmtuar krejtësisht.

“Ka ardhur në formë të ‘tornados’ shi dhe breshër, frymë e madhe. Tani po e shihni se rreth 70% është dëmtuar. Këtu kemi punuar me mundësitë tona, madje edhe me investime të mëdha, por tani vetëm një spërkatje na kushton rreth 70 euro, barnat, makineritë… çfarë të bëjmë”, tha Muharrem Shala, fermer.

Era e fortë ka dëmtuar gjithashtu shumë kulme shtëpish, makineri, vetura dhe sidomos çatitë e fermave në këtë lokalitet.

“Shi e breshër i përzier, një stuhi të tillë nuk kemi parë asnjëherë, edhe pse i kam afër 70 vjet. Ka dëmtuar kulme, shtylla të rrymës e shumë gjëra të tjera. Njerëzit shpëtuan, por dëmet janë të konsiderueshme. Ka raste kur kulmi është bartur edhe 200 metra në ara, mbi shtëpi e objekte”, theksoi Hajdar Kida, fermer.

Për të parë nga afër gjendjen e krijuar, gjatë gjithë ditës kanë qenë në terren zyrtarët komunalë.

“Po shihet edhe nga afër se fermerët janë dëmtuar në kultura të ndryshme bujqësore, sidomos në fshatin Cërmjan ku vreshtarët janë më të prekurit. Po ashtu kemi të dëmtuar edhe fermerë që kanë shtalla apo ferma, ku çatitë janë dëmtuar”, tha Gani Hajdari, drejtor i DBZHR në Gjakovë.

Hajdari tha se tashmë është ngritur komisioni për vlerësimin e dëmeve, i cili së shpejti do të dalë me një raport përmbledhës që më pas do t’u dërgohet institucioneve qendrore për kompensim.

Gjithashtu lexoni:

Haradinaj dekoron Daniel Serwerin dhe Mario Marquezin

Humb jetën një 26-vjeçar në Suharekë, dyshohet se u godit nga rrufeja

OVL-UÇK paralajmëron protesta pas shtyrjes së aktgjykimit nga Gjykata Speciale

Data e aktgjykimit ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit caktohet më 16 shtator

Pas 27 vjetësh, publikohet lista preliminare e viktimave

Kosova News 01/07/2026 01/07/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
broken clouds
19° _ 19°
85%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
26 °C
Sun
19 °C

Lajmet e Fundit

Haradinaj dekoron Daniel Serwerin dhe Mario Marquezin
22:39 -01/07/2026
Humb jetën një 26-vjeçar në Suharekë, dyshohet se u godit nga rrufeja
21:27 -01/07/2026
Osmani: Rikthimi i LDK-së është rrugë e gjatë, gabimet e së kaluarës kanë qenë të mëdha
21:01 -01/07/2026
OVL-UÇK paralajmëron protesta pas shtyrjes së aktgjykimit nga Gjykata Speciale
20:54 -01/07/2026
Yamal, para duelit me Austrinë: As Franca nuk është më e mirë se ne
20:40 -01/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?