Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në Gllogjan një delegacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 4 Korrikut – Ditës së Pavarësisë së SHBA-së.
Në këtë delegacion, sipas Haradinajt, kanë marrë pjesë Daniel Serwer, Edward Joseph, Mario Marquez, Ramiz Tafilaj si dhe disa shqiptaro-amerikanë të tjerë.
Haradinaj ka theksuar se mbështetja e tyre për Kosovën mbetet e rëndësishme në procesin e forcimit të marrëdhënieve me aleatët strategjikë, veçanërisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tyre, Haradinaj ka bërë të ditur se ka dekoruar me medaljen “Me besim në Zot, Atdhe e Shtet” Daniel Serwer dhe Mario Marquez.
Ai ka shtuar se: “Angazhimi i tyre ndaj Kosovës është shumë me vlerë për rrugën dhe përcaktimet drejt rikthimit në partneritetin strategjik me aleatët, posaçërisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.


