Shesin veturën e huaj, arrestohen tre të dyshuar
Tre persona janë arrestuar në Lipjan për shkak se dyshohet se kanë bërë dallavere me shitjen e një veture.
Në një njoftim thuhet se i dyshuari i parë veturën e viktimës ia kishte shitur të dyshuarit të dytë, kurse i dyshuari i dytë ia kishte shitë të dyshuarit të tretë.
Me vendim të prokurorit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë deri në marrjen e një vendimi tjetër nga organet e drejtësisë.
Njoftimi i plotë nga Policia:
MASHTRIM DHE BLERJE, PRANIM OSE FSHEHJE E SENDEVE TË PËRFITUARA ME KRYERJEN E VEPRËS PENALE /Lipjan 17.10.2022 – 12:26. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, për shkak se dyshohet se njërit prej tyre viktima mashkull kosovar ia kishte shitur një veturë por paratë nuk i kishte marr nga i dyshuari. I dyshuari i parë veturën e viktimës ia kishte shitur të dyshuarit të dytë, kurse i dyshuari i dytë ia kishte shitë të dyshuarit të tretë. Me vendim të prokurorit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.


