KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shfaqja e propagandës serbe në ArtMotion dhe kabllorë të tjerë, deputeti Ramadani: Është koha t’i ndalim importet, Serbia fiton para me të cilat armatoset…
Politikë

Shfaqja e propagandës serbe në ArtMotion dhe kabllorë të tjerë, deputeti Ramadani: Është koha t’i ndalim importet, Serbia fiton para me të cilat armatoset…

Kosova News
Kosova News 12:05 -01/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Valon Ramadani ka reaguar pas shfaqjes së propagandës së Serbisë në disa kabllorë të Kosovës.

Ai ka thënë se është koha që të ndalohen këto importe të dëmshme për vendin tonë, pasi që çkado që blihet nga shteti serb e forcon atë që të armatoset edhe më shumë e mandej të sulmojë Kosovën.

“Sa herë blen dikush prodhime dhe shërbime të Serbisë, ata fitojnë para. Ato para po i kthejnë në municione.

Terroristët që sulmuan Kosovën kishin armatim mbi 5 milionë euro.

Është detyra jonë ta zvogëlojmë maksimalisht blerjen e prodhimeve dhe shërbimeve nga Serbia.

Edhe transmetimi i futbollit kur po e blejnë platformat kosovare nga Serbia po na sjell propagandë terroriste. Prandaj është koha t’i ndalim këto importe të dëmshme”, ka shkruar në reagimin e tioj deputeti Ramadani.

Programet sportive serbe “Arena sport” që transmetohen nga disa operatorë kabllorë në Kosovë, të shtunën kanë transmetuar spot kërcënues, që ndërlidhet me rastin e Banjskës. Këto mesazhe kanë figuruar edhe gjatë mëngjesit të së dielës.

Komisioni i Pavarur për Media (KPM) ka njoftuar se ka filluar të mbledhë prova dhe se të martën në mbledhjen e saj do të vendosë për rastin.

“Mbrëmë jemi lajmëruar nga qytetarë të shumtë se disa nga operatorët e shpërndarjes që janë të licencuar nga KPM po transmetojnë në platformat e tyre video mesazhe kërcënuese për rendin dhe sigurinë kombëtare. Sot kemi filluar menjëherë me mbledhjen e provave. Nesër i analizojmë gjetjet kurse të martën vendosim për rastin në mbledhjen e Komisioni”, ka shkruar në Facebook, kryesuesi i KPM-së, Jeton Mehmeti.

Në spotin e shfaqur shkruante edhe “Manastiri i Banjskës” dhe data e 24 shtatorit, kur ndodhi rasti.

Serbia ka thurur lavde për sulmuesit që u vranë gjatë aktit terrorist në Kosovë. Madje ka shpallur edhe ditë zie për ta.

Skandali me shfaqjen e poropagandës së Serbisë për terroristët në “ArtMotion” dhe disa kabllorë tjerë, KPM-ja po e heton rastin

Gjithashtu lexoni:

Osmani: Të evitohen zgjedhjet, vendi të bëhet me president që mbron Kushtetutën

Abdixhiku: LDK-ja tërhiqet nga çdo kërkesë për pozita dhe merr përsipër të kontribuojë pa asnjë përfitim politik në shmangien e krizës aktuale

Tahiri kërkon takim me Deharin për seancën e nesërme

Haxhiu, kritikon qasjen e PDK-së: Stafi i kuvendit të mos përfshihet në përplasjet politike

352 raste në Emergjencën e QKUK-së brenda 24-orëve, 33 të lënduar në aksidente

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?