Për shkak të një borxhi prej 45 eurove, një person në Mitrovicë, u fut me dhunë në një veturë nga katër persona e u sulmua, njoftoi Policia e Kosovës të dielën.
Sipas njoftimit 24-orësh policor, rasti ndodhi të shtunën rreth orës 16:30, derisa një i dyshuar u arrestua, e me urdhër të prokurorit, u lirua në procedurë të rregullt.
Rasti është iniciuar si “kanosje”.
“Viktima kosovar ka raportuar se pa dëshirën e tij, nga katër persona të dyshuar ishte futur në një veturë dhe ishte sulmuar nga njëri prej të dyshuarve si pasojë e një borxhi prej 45 eurove. Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar dhe me urdhër të prokurorit i cili e ka cilësuar rastin pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e plotë policor.


