Një qytetar nga Mitrovica ka bërë një gjest për t’u vlerësuar, pasi portofolin që e kishte gjetur e ka kthyer te pronari i tij.
Policia e Kosovës njofton se një shembull të mirë e ka dhënë qytetari D.S nga Mitrovica, i cili pasi ka gjetur një kuletë me para e dokumente e ka dorëzuar në polici.
Në njoftim thuhet se qytetari D.S., derisa ishte duke shëtitur tek Liqeni akumulues në Mitrovicë ka gjetur një kuletë me dokumentacion dhe një shumë të parave, të cilat i kishte dorëzuar në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë me datë 20.07.2022.
Bëhet e ditur se nga ana e policisë është identifikuar dhe është kontaktuar pronari, ku kuleta se bashku me dokumentacionin dhe paratë e humbura i janë kthyer pronarit i cili ka qenë falënderues ndaj policisë dhe vetë qytetarit.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, falënderon qytetarin për besimin ndaj policisë dhe veprimin e ndërgjegjshëm i cili veprim paraqet shembull për raste të tilla.


