Një qytetar i Pejës ka dorëzuar në stacionin policor të këtij qyteti një kuletë me para dhe dokumente që e kishte gjetur në rrugë.
Në një njoftim të Policisë thuhet se mbrëmë rreth orës 19:30, nё Stacionin Policor nё Pejё, ka ardhur qytetari i cili deklaron se i kishte humur kuleta me dokumente personale dhe para nё shumen prej gjashtëqind (600) euro.
E deri sa ishte duke raportuar rastin nё polici, po në stacion policor ёshtё paraqitur një qytetar, i cili e ka gjetur kuletën nё rrugё, dhe tё njëjtën e ka sjellë nё Polici.
“Kuleta sё bashku me dokumente dhe paratë qё i kishte nё kuletë iu janë kthyer qytetarit (viktimёs). Me këtë rast Policia e Kosovës, falënderon qytetarin për veprimin e bërë dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare”, tuhet në njoftimin e Policisë.
Tutje nga Policia e Kosovës kanë apeluar te qytetarët, që shembuj tё tillë tё bashkëpunimit tё vazhdojnë edhe nё tё ardhmen.



