KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shembet ura në Ratkoc të Rahovecit
Siguri

Shembet ura në Ratkoc të Rahovecit

Kosova News
Kosova News 19:48 -20/01/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Është shembur ura që lidh banorët e disa fshatrave në Ratkoc të Rahovecit.

Ajo ishte ndërtuar dekada më parë, ndërsa sipas zyrtarëve komunalë është paraparë që këtë vit të intervenohet në rregullimin e saj. Ura e shembur paraqet rrezik për udhëtarët sidomos natën, prandaj kërkohet  kujdes i shtuar

Natën mes së premtes e të shtunës, u shemb gjysma e urës që lidh Ratkocin me Vrajakun,  Bratotinin e disa fshatra të tjerë të Rahovecit.

Banorët thonë se ura është ndërtuar shumë vite më parë dhe u ka rezistuar vërshimeve edhe më të mëdha.

Banorët shpresojnë se Komuna do te intervenojë sa më shpejt. Ndërkohë, Ali Morina, shef i kabinetit të kryetarit të Rahovecit, thotë se do të shpejtojnë procedurat për ta rregulluar këtë urë. Ai sqaron se ndërtimi i saj është paraparë në buxhetin komunal të këtij viti.

“Gjendja e urës nuk ka qenë fort e mirë për shkak të vjetërsisë së saj, ne i kemi paralajmëruar qytetarët që kjo urë paraqet rrezik dhe e kemi blloku kalimin në korsinë e dëmtuar. Ne si komunë e kemi të planifikuar në buxhet ndërtimin e disa urave duke përfshirë edhe këtë urë. Shumë shpejt do ti zhvillojmë procedurat e prokurimit për ndërtimin e saj, jemi na fazën e hartimit të projektit, besoj edhe me procedura emergjente të prokurimit do të intervenojmë”, tha për RTK Ali Morina, shef i kabinetit të kryetarit në Rahovec

Sipas inxhinierëve, projekti për rregullimin e kësaj ure do të jetë gati deri në fund të muajit, ndërsa, sapo të përfundojnë procedurat e prokurimit, do të nisë puna për ndërtimin e saj. Deri në atë kohë, banorët këshillohen për kujdes dhe të zgjedhin rrugë të tjera.

Gjithashtu lexoni:

Pas publikimit të pamjeve të KosovaNews prokuroria nis hetimet ndaj shoqëruesit të Sami Lushtakut ku dyshohet se kërcënoi zyrtarin policor

Policia vazhdon kontrollet në fshatin Jabukë të Zubin Potokut

Kurti takohet me senatoren e SHBA-së: Bondsteel duhet të shndërrohet në prezencë ushtarake të përhershme në Kosovë

I dyshuar për vrasje në tentativë, Policia shpall në kërkim Vezir Hazirajn

“Seancë kur të ketë marrëveshje”, Dehari: S’ka kuptim të vazhdojmë pa rezultate

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?