KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shefi i kabinetit të Konjufcës i reagon Përparim Ramës për mbështetjen e investimeve kapitale në kryeqytet
Politikë

Shefi i kabinetit të Konjufcës i reagon Përparim Ramës për mbështetjen e investimeve kapitale në kryeqytet

Kosova News
Kosova News 18:36 -13/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ilir Kërçeli, shef i kabinetit të kryeparlamentarit, Glauk Konjufca ka thënë se kur s’ka rezultate, ka ankesa.

Ai në një shkrim në Facebook ka thënë se kryetari dhe nënkryetari i Prishtinës qenkan anku se qeveria nuk po i mbështet në investime kapitale, konkretisht në unazën e jashtme të kryeqytetit.

Përparim Rama akuzon ministrin Murati se nuk po nënshkruan për unazën e kryeqytetit për shkak të shumës së projektit

“Realizimi i investimeve kapitale për vitin 2022 ishte 28 % apo vetëm 18 milion euro nga totali prej 66 milion eurove, kurse për 6 mujorin e vitit 2023 realizimi i investimeve kapitale është 16 % apo vetëm 7 milion euro”, ka shkruar ndër të tjera Kërçeli.

Më poshtë janë disa nga premtimet e investimeve kapitale, të cilat as nuk kanë filluar, sipas Kërçelit.

⭕️ Ndërtimi i një shkolle në lagjen “Kroi i Njelmët”.

⭕️ Ndërtimi i një shkolle në lagjen “Kalabria”.

⭕️ Themelimi i bibliotekave dhe këndeve të leximit në të gjitha shkollat ku ato mungojnë.

⭕️ Përkrahja e ndërtimit të stallave.

⭕️ Investimi në ndërtimin/krijimin e pikave grumbulluese për pemët e imëta dhe krijimi i frigoriferëve statik për ruajtjen e prodhimeve bujqësore.

⭕️ Rregullimi i shtretërve të lumenjëve, për të siguruar mbrojtje nga ndotjet dhe vërshimet.

⭕️ Lidhja e sheshit “Nënë Tereza” me zonën e qytetit të vjetër të Prishtinës.

⭕️ Ndërlidhja e zonës ‘Qendra’ me lagjet përreth, përmes platformave të gjelbëra dhe shtigjeve të transportit alternativ.

⭕️ Ndërtimi i nënkalimit për lëvizjen e veturave nga rrethi i Veternikut deri tek Stacioni i Autobusëve.

⭕️ Mbi nënkalim nga Veterniku deri të Stacioni i Autobusëve, do të ndërtohet hapësira urbane që ndërlidh dy lagjet e mëdha të qytetit, “Dardaninë” dhe “Kalabrinë”.

⭕️ Ndërtimi i unazës së mesme të Prishtinës, nga rruga e Veternikut-tek Zona Industriale-e deri tek Qendra e Panairëve.

⭕️ Përfundimi i unazës së qendrës, duke vazhduar rrugën tek hekurudha nga rrethi i “Arbërisë” deri tek rrethi i madh Fushë Kosovë-Prishtinë.

⭕️ Ndërtimi i rrugës Veternik-Hajvali, duke u lidhur me rajonin e Gollakut dhe Anamoravës.

⭕️ Ndërtimi i rrugës nga gjimnazi “Sami Frashëri” në drejtim të tregut të gjelbër. Ky projekt do të përfshijë kolektorin atmosferik, kanalizimin fekal, rrjetin e ujësjellësit, infrastrukturën elektrike dhe telekomunikuese.

⭕️ Ndërtimi i mbikalimit tek stacioni i trenit, i cili lidhet me Pallatin e Rinisë.

⭕️ Ndërtimi i rrugës Barilevë-Bardhosh-Prishtinë.

⭕️ Përfundimi i parkingut nëntokësor tek AKP-ja, duke e zhvendosur tregun e gjelbër mbi sipërfaqen e parkingut.

⭕️ Ndërtimi i parkingut për automjete përmes unazës së brendshme të zonës qendër që përfshin rrugën “Agim Ramadani”, Bulevardit “Bill Clinton”, rruga “Tirana” dhe rruga e UÇK-së.

⭕️ Ndërtimi i nënkalimit për vetura në rrugën “Agim Ramadani”, i cili do të mundësonte lidhjen organike të zonës së vjetër të qytetit me qendrën.

⭕️ Nënkalim për vetura në pjesën nga Katedralja në drejtim të Fakultetit Filologjik.

⭕️ Ndërtimi i dy pikave të reja të zjarrfikësve.

⭕️ Ndërtimi i një Qendre të Mjekësisë Familjare të re në lagjen “Mati 2”

INPO: Projektbuxheti i Prishtinës s’i përmbush kriteret ligjore, Rama e Kuvendi Komunal shkelën ligjin

Gjithashtu lexoni:

Terras: Sa më shpejt një koalicion, të ketë qeveri funksionale

Zyrtari i lartë i OKB-së viziton Kosovën më 22–23 qershor, në fokus paqja dhe stabiliteti rajonal

Kërçeli i reagon Hotit për protestën pro gazit amerikan: Mbrojeni LDK-në, jo aleancën me SHBA-të

Pas Kamishit edhe Kryeziu kërkon rinumërimin e votave të kandidatëve të PDK-së

Drejtues të lartë ushtarakë të Gardës së Iowas përcjellin nga afër ushtrimin e përbashkët me FSK-në

Kosova News 13/09/2023 13/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
76%
1 km/h
Sat
29 °C
Sun
30 °C
Mon
28 °C
Tue
30 °C
Wed
27 °C

Lajmet e Fundit

Trump: S’do ketë asnjë taksë në Ngushticën e Hormuzit
23:31 -20/06/2026
E kryer, Casemiro është i Inter Miam-it
22:56 -20/06/2026
Kryeministri Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”
22:35 -20/06/2026
Përshkallëzon përplasja Trump-Meloni
22:01 -20/06/2026
Tenderi i madh i KRU “Prishtina”, kontrata mbi 300 mijë euro për modernizimin e sistemit të ujit
21:41 -20/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?