KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » INPO: Projektbuxheti i Prishtinës s’i përmbush kriteret ligjore, Rama e Kuvendi Komunal shkelën ligjin
Politikë

INPO: Projektbuxheti i Prishtinës s’i përmbush kriteret ligjore, Rama e Kuvendi Komunal shkelën ligjin

Kosova News
Kosova News 17:42 -13/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Organizata INPO ka vlerësuar se Kuvendi i Komunës së Prishtinës dhe kryetari Përparim Rama, nuk i kanë përmbushur obligimet e tyre në planifikimin e Projektbuxhetit për vitin 2024.

Sipas INPO-s organet komunale të kryeqytetit kanë neglizhuar zbatimin e obligimeve ligjore për planifikimin e politikave fiskale dhe financiare të Komunës.

“Kuvendi i Komunës së Prishtinës, respektivisht i kryeqytetit nesër, më 14 shtator 2023, përmes mbledhjes së jashtëzakonshme, të thirrur nga kryetari i kryeqytetit, do të shqyrtojë dhe do të miratojë njërin ndër dokumentet më të rëndësishme për funksionimin e Komunës, buxhetin për vitin 2024, përkundër se nuk ka zbatuar obligimet e tij ligjore rreth procesit të planifikimit të buxhetit në njërën anë, dhe në anën tjetër procesi i hartimit, shqyrtimit dhe miratimit të buxhetit komunal nuk është ndonjë çështje e jashtëzakonshme”, thuhet në reagimin e INPO-s.

Tutje në reagim thuhet se sipas nenit 61.2 të Ligji për menaxhimin e financave dhe përgjegjësitë (LMFPP), “pas pranimit të projekt buxhetit nga kryetari i komunës, Kuvendi Komunal do të mbajë dëgjime publike në përputhje me aktet e aplikueshme ligjore të komunës. Pas këtyre dëgjimeve, Kuvendi Komunal, deri në datën e përcaktuar në paragrafin 3 të nenit 20 të këtij ligji, duhet të shqyrtojë, ndryshojë siç e sheh të nevojshme ose të arsyeshme si dhe të miratojë dhe t’ia dorëzojë Ministrit propozim-buxhetin komunal”.

Ky nen thuhet se nuk është zbatuar. “Kuvendi i Komunës së Prishtinës, përveçse nuk ka mbajtur asnjë dëgjim publik rreth projektbuxhetit, atë e ka pranuar vetëm 6 ditë para mbledhjes së jashtëzakonshme të thirrur nga kryetari. Kjo neglizhencë dhe mosgatishmëri e Kuvendit të Komunës për të zbatuar obligimet e veta ligjore rreth procesit të hartimit dhe miratimit të politikave financiare të Komunës dhe reflektimit e kërkesave dhe prioriteteve të qytetarëve në projektbuxhet, është në kundërshtim të plotë me mandatin e tij si organi më i lartë vendimmarrës në komunë dhe në kundërshtim me të gjitha parimet e qeverisjes së mirë, transparencës dhe llogaridhënies para qytetarëve”, thuhet në reagim.

Sipas tyre miratimi i buxhetit dhe planeve investuese është kompetencë ekskluzive e kuvendit të komunës, të cilën nuk mund ta delegojë tek asnjë organ tjetër.

Në këtë drejtim INPO ka shprehur dyshime se votimi, respektivisht miratimi i një dokumenti “përmbajtja e të cilit është e paqartë, për të mos thënë e panjohur nga anëtarët e Kuvendit, nuk mund të ketë legjitimitet”.

Tutje thuhet se kryetari i Komunës sipas nenit 61.1 të Ligjit për financat publike dhe përgjegjësitë është dashur që më 1 shtator 2023, t’ia dorëzojë Kuvendit të Komunës, projektbuxhetin për vitin fiskal 2024, i cili sipas LMFPP duhet të përfshijë “a) parashikime dhe supozime ekonomike dhe buxhetore; b) vlerësime të përgjithshme të të ardhurave nga të gjitha burimet, duke përfshirë (i) grantet, në përputhje me shumat e këshilluara në qarkoren(t) buxhetore të nxjerra nga Ministri, (ii) ndihmën nga burimet jashtë Kosovës, dhe (iii) të ardhurat e parashikuara vetanake të komunës; c) një cak të përgjithshëm të shpenzimeve në të gjitha kategoritë ekonomike të shpenzimit; d) vlerësime të përkrahjes së pritur nga donatorët; dhe e) çfarëdo të dhëna të tjera me rëndësi materiale për buxhetin të cilat ZKF e konsideron të arsyeshme për t’u përfshirë”.

“INPO bën me dije se përveçse kryetari i Komunës nuk i ka respektuar afatet ligjore për dorëzim të projekt-buxhetit në Kuvend, atë nuk e ka dorëzuar me përmbajtjen e paraparë me ligj. Anëtarëve të Kuvendit të Komunës së bashku me ftesën për mbledhje të jashtëzakonshme për të shqyrtuar dhe

miratuar projekt buxhetin, u është vënë në dispozicion një tabelë e cila përmban informacione të përgjithësuara të kategorive buxhetore dhe e financimit të tyre. Madje INPO në disa raste ka gjetur mospërputhshmëri ndërmjet Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve (KASH) 2024-2026 dhe projekt-buxhetit sa i përket planifikimit të investimeve për projekte kapitale. Në KASH, për projektin “Ndërtimi Unazës së Qytetit” për vitin 2024 janë paraparë 101,000.000EUR, ndërsa në buxhetin e propozuar, projekt me emërtim të tillë nuk ka. Gjithashtu, për projektin ‘Ndërtimi i shkollës në lagjen ‘Kalabria’’ për vitin 2024 janë paraparë 1,100,000EUR, ndërsa në buxhetin e planifikuar për vitin 2024 janë paraparë 500,000 euro”, thuhet në reagim.

Sipas tyre gjatë hartimit të projektbuxhetit nuk janë përmbushur standardet minimale të konsultimit publik. “Komuna e Prishtinës asnjëherë nuk ka publikuar draftin e projekt-buxhetit në uebfaqen e saj zyrtare dhe as në platformën e konsultimeve publike. Ekzekutivi i Komunës ka organizuar vetëm 5 takime me qytetarë, ku në asnjërën prej tyre nuk ka marrë pjesë kryetari i Komunës dhe në të cilat ka pasur pjesëmarrje tepër të ulët të qytetarëve. Po ashtu, Komuna nuk ka hartuar asnjë raport për rezultatet e konsultimit publik, i cili në veçanti pasqyron statusin e kërkesave, respektivisht pranimin apo refuzimin e kërkesave dhe rekomandimeve të marra nga palët e interesuara”, thuhet në reagim.

Sipas INPO-s dokumenti, i cili pritet të shqyrtohet dhe miratohet në mbledhjen e nesërme të Kuvendit, përveçse nuk i plotëson kriteret dhe obligimet ligjore, nuk është gjithëpërfshirës, transparent dhe i qasshëm për të gjithë.

“INPO i bën thirrje Kuvendit të Komunës si organi më i lartë vendimmarrës që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në kuadër të kompetencave të tij për të siguruar qytetarët e Prishtinës se buxheti komunal për vitin 2024 plotëson të gjitha kërkesat dhe obligimet ligjore dhe se ai reflekton kërkesat, prioritetet dhe nevojat e tyre dhe të sigurohet se në të ardhmen procesi i hartimit të buxhetit është gjithëpërfshirës transparent dhe në përputhje me standardet dhe obligimet ligjore”, thuhet në reagim.

Gjithashtu lexoni:

Terras: Sa më shpejt një koalicion, të ketë qeveri funksionale

Zyrtari i lartë i OKB-së viziton Kosovën më 22–23 qershor, në fokus paqja dhe stabiliteti rajonal

Kërçeli i reagon Hotit për protestën pro gazit amerikan: Mbrojeni LDK-në, jo aleancën me SHBA-të

Pas Kamishit edhe Kryeziu kërkon rinumërimin e votave të kandidatëve të PDK-së

Kurti: Do të vazhdojmë të mbështesim gratë ndërmarrëse

Kosova News 13/09/2023 13/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
76%
1 km/h
Sun
30 °C
Mon
28 °C
Tue
30 °C
Wed
27 °C

Lajmet e Fundit

Trump: S’do ketë asnjë taksë në Ngushticën e Hormuzit
23:31 -20/06/2026
E kryer, Casemiro është i Inter Miam-it
22:56 -20/06/2026
Kryeministri Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”
22:35 -20/06/2026
Përshkallëzon përplasja Trump-Meloni
22:01 -20/06/2026
Tenderi i madh i KRU “Prishtina”, kontrata mbi 300 mijë euro për modernizimin e sistemit të ujit
21:41 -20/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?