KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shefi i EULEX-it për situatën në veri: Të gjithë duhet të jenë të përmbajtur, po monitorojmë situatën bashkë me KFOR-in
Siguri

Shefi i EULEX-it për situatën në veri: Të gjithë duhet të jenë të përmbajtur, po monitorojmë situatën bashkë me KFOR-in

Kosova News
Kosova News 10:00 -07/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Shefi i EULEX-it, Lars Gunnar Wigermark, është shprehur i shqetësuar pas incidenteve të djeshme në veri të Kosovës.

Gunnar Wigermark është deklaruar pasi disa persona të maskuar kanë dëmtuar zyrat e komisioneve komunale zgjedhore në veri të Kosovës, si në Zubin Potok dhe Mitrovicë të Veriut, duke përdorur mjete të rrezikshme, përfshirë këtu granata dore të prodhimit jugosllav.

Gunnar Wigermark është deklaruar pasi disa persona të maskuar kanë dëmtuar zyrat e komisioneve komunale zgjedhore në veri të Kosovës, si në Zubin Potok dhe Mitrovicë të Veriut, duke përdorur mjete të rrezikshme, përfshirë këtu granata dore të prodhimit jugosllav.

Wigermark tha se EULEX do të vazhdojë të monitorojë situatën në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in.

“Të shqetësuar për incidentet e djeshme në veri të Kosovës. Çdo protestë duhet të jetë paqësore dhe të gjithë duhet të qëndrojnë të qetë dhe të përmbajtur. EULEX do të vazhdojë të monitorojë situatën në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe NATO-KFOR-in”, ka shkruar Wiemark, transmeton lajmi.net.

Disa grupe të qytetarëve serbë në Zubin Potok dhe Mitrovicë të Veriut kanë penguar dje hapjen e zyrave të Komisionit Qendror Zgjedhor, duke shkaktuar edhe incidente të shumta, por për fat të mirë pa pasojë në njerëz.

Ndryshe në lidhje me situatën e djeshme është deklaruar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili theksoi se bandat kriminale kanë intensifikuar sulmet në veri të Kosovës dhe se e dinë se po u vie fundi.

“Qeveria e Kosovës as s’bën pazare me to dhe as s’i duron ato”,deklaroi Kurti.

“Bombat që hedhin, plumbat që shkrepin dhe maskat që vendosin janë pafuqia e tyre politike e popullore. Me këto krime e sulme të armatosura në veri të Ibrit, doemos do të kemi më shumë polici të Kosovës atje. Sepse do të ketë hetime e ndjekje të këtyre kriminelëve, që paguhen nga Serbia e dirigjohen nga presidenti i saj. Shkeljet e shumta të ligjit nuk do të falen kurse tendencat për destabilizim kriminal do të dështojnë”,shtoi ai.

Kryeministri tha gjithashtu se në katër komunat në veri të vendit nuk është ndarja në serbë e shqiptarë, por në banda kriminale dhe qytetarë.

“Kërkoj nga të gjithë qytetarët e Kosovës që të mbështesin shtetin dhe policinë e Kosovës, të gjithë zyrtarët tanë që po mbrojnë kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë, republikën dhe demokracinë”,shtoi ai.

E gjithë kjo situatë u krijua pak ditë para përgatitjeve të fundit në lidhje me zgjedhjet në veri të Kosovës, të cilat do të mbahen më 18 dhjetor.

Lidhur me incidentet e djeshme nga Policia e Kosovës është thënë se “persona, grupe dhe të dyshuar të maskuar dëmtuan zyrat e komisioneve komunale zgjedhore në veri të Kosovës, duke përdorur mjete të rrezikshme, përfshirë këtu granata dore të prodhimit jugosllav”.

E gjithë situata u krijua gjatë kohës kur policia po i shoqëronte zyrtarët e KQZ-së  drejt hapjes së komisioneve komunale zgjedhore.

E pas kësja, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dekalroi se zgjedhjet janë e drejtë elementare e secilit qytetarë në një vend demokratik.

“Policia e Kosovës pasi ka pranuar kërkesën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, sot ka asistuar për funksionalizimin e zyrave të Komisioneve Komunale Zgjedhore në Zubin Potok dhe Mitrovicë e Veriut, me qëllim të vazhdimit të procesit përgatitor për zgjedhjet e jashtëzakonshme komunale të 18 dhjetorit.

Nga grupe të organizuara me disa individë prej tyre të maskuar, Zyrtarët Komunal të Zgjedhjeve dhe zyrtarët policor janë sulmuar me shok bomba dhe të shtëna në ajër, për të ndaluar ushtrimin e detyrës së tyre zyrtare.

Sulme të tilla si ky sot me qëllim të bllokimit të procesit zgjedhor janë të papranueshme. Organizimi i zgjedhjeve është obligim kushtetues ndërsa pjesëmarrja në to është e drejtë e qytetarëve që nuk mund të cenohet nga askush”,tha Sveçla.

Tutje Sveçla theksoi se Policia e Kosovës tashmë ka filluar hetimet për të identifikuar dhe sjellur para drejtësisë të gjithë kriminelët e përfshirë në sulmet e djeshme.

“Policia do të vazhdojë angazhimet sipas mandatit të saj në gjithë Republikën e Kosovës për ofrimin e sigurisë, garantimin e rendit dhe sundimin e ligjit”përfundoi ai.

Ndryshe sot KQZ ka tërhequr edhe shortin për renditjen e partive politike në zgjedhjet e 18 dhjetorit në komunat me shumicë serbe, të cilat që nga nëntori janë pa drejtues sepse të njëjtit kanë dhënë dorëheqje.

Concerned with yesterday’s incidents in northern Kosovo. Any protests should be peaceful and everyone should remain calm and show restraint. @EULEXKosovo will continue to monitor the situation in close coordination with Kosovo Police and @NATO_KFOR

— Lars-Gunnar Wigemark (@LarsGWigemark) December 7, 2022

Gjithashtu lexoni:

Një i vdekur dhe tre të lënduar pas një përleshjeje në Gjakovë

Prokurori i Shtetit: Janë ndaluar pesë persona për veprat penale kundër të drejtës së votimit

POLICIA: Në aspektin e sigurisë, zgjedhjet në Republikën e Kosovës, kaluan të qeta dhe pa incidente serioze

Kurti bën thirrje për mbrojtje të votës

Ndalohet shoferi i një autobusi që po vinte nga Serbia, i gjenden 5 fletëvotime që dyshohen të falsikuara

Kosova News 07/12/2022 07/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
few clouds
17° _ 17°
81%
1 km/h
Mon
26 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C
Fri
15 °C

Lajmet e Fundit

LIVE- Kurti: Fitorja sot, konfirmim që dekada është e qeverisjes së VV-së
00:07 -08/06/2026
​Festa e LVV-së, Konjufca: Urime, Qeveria Kurti 4
00:03 -08/06/2026
Një i vdekur dhe tre të lënduar pas një përleshjeje në Gjakovë
23:31 -07/06/2026
Përfundon numërimi i votave në Suharekë, ky është rezultati
23:29 -07/06/2026
Numërohen 100% të votave në Gjilan, kjo parti prin bindshëm
23:23 -07/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?