KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “SHBA nuk është gati për një presidente grua”, Michelle Obama: Mos më shihni si kandidate!
Botë

“SHBA nuk është gati për një presidente grua”, Michelle Obama: Mos më shihni si kandidate!

Kosova News
Kosova News 11:40 -16/11/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Ish-zonja e parë e SHBA-së, Michelle Obama, deklaroi gjatë një bisede publike se vendi ende “nuk është gati” të zgjedhë një grua presidente, duke iu referuar përpjekjes së pasuksesshme të ish-zv.presidentes Kamala Harris në garën presidenciale të vitit të kaluar.

“Siç e pamë në këto zgjedhje të fundit, fatkeqësisht, nuk jemi gati,” tha Obama, duke iu përgjigjur një pyetjeje nga aktorja Tracee Ellis Ross mbi atë nëse është krijuar hapësira e nevojshme për një presidente femër.

“Prandaj mos më shikoni mua për të kandiduar, sepse po gënjeni. Ju nuk jeni gati për një grua,” shtoi ajo. “Na pret edhe shumë punë, sepse ka ende burra që nuk ndihen mirë të drejtohen nga një grua dhe këtë e pamë.”

Biseda mes Obamës dhe Ellis Ross u zhvillua në Brooklyn të Nju Jorkut, si pjesë e turneut për librin e ri të Michelle Obama-s, “The Look”, i cili eksploron stilin e saj dhe mënyrën si ndërthureshin moda dhe politika gjatë viteve në Shtëpinë e Bardhë. Diskutimi u publikua online të premten.

Michelle Obama mbetet një nga figurat më të fuqishme dhe më popullore brenda Partisë Demokratike, gjë që prej vitesh ka nxitur spekulime se ajo mund të kandidonte për president. Por ish-zonja e parë vazhdimisht i ka mohuar këto zëra.

“Nuk do të kandidoj për presidente. Jo, aspak, nuk do ta bëj,” kishte deklaruar që në vitin 2016.

Gjatë fushatës së vitit të kaluar, Obama mbështeti publikisht Harris-in dhe paralajmëroi për rrezikun që, sipas saj, paraqiste Donald Trump, veçanërisht për të drejtat dhe shëndetin e grave.

“Ju lutem, mos ua dorëzoni fatet tona njerëzve si Trump, i cili nuk di asgjë për ne dhe ka treguar përçmim të thellë për ne,” tha ajo në një tubim në Miçigan pak ditë para zgjedhjeve. “Sepse një votë për të është një votë kundër nesh, kundër shëndetit tonë, kundër vlerës sonë.”

Gjithashtu lexoni:

​Përfitime më të qarta për papunësinë dhe familjet, miratohet ligji i ri në PE

ShBA-ja sulmon sërish Iranin

Trump: Memorandumi i Mirëkuptimit me Iranin ka marrë fund

Trump: Lufta në Ukrainë do të përfundojë së shpejti

Ankaraja pret samitin e NATO-s, në fokus do të jenë lufta në Ukrainë dhe mbrojtja

Kosova News 16/11/2025 16/11/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
16° _ 13°
69%
Sat
32 °C
Sun
29 °C
Mon
27 °C
Tue
32 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht Belgjikën dhe kalon në gjysmëfinale
23:04 -10/07/2026
Policia dhe Dogana parandalojnë kontrabandën nga një shtetas i huaj
22:30 -10/07/2026
Qeveria ndan mbi 2 milionë euro për RTK-në
21:57 -10/07/2026
Mbyllet për tetë ditë rruga nga rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit
21:26 -10/07/2026
Fillon sanimi i rrugës Prevallë–Shtërpcë
21:06 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?