Përveç të dërguarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, në diskutimet për perspektivën e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE, ka marrë pjesë edhe emisari i ShBA-së, Gabriel Escobar, transmeton KosovaNews.
Përmes një postimi në facebook, deputet i LDK-së, Arben Gashi, ka njoftuar se është pjesë e diskutimeve bashkë me deputetët nga partitë anëtare të EPP-së.
Duke njoftuar se, në këtë takim po bisedohet për perspektivën e integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkim Evropian, Gashi thënë se rruga e Kosovës është njëdrejtimëshe, e cili është integrimi euroatlantik.
“Bashkë me deputetë nga partitë anëtare të EPP-së, duke zhvilluar diskutime përmbajtësore për perspektivën e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE. Rruga e Republikës sonë është njëdrejtimëshe; integrimi në struktura euroatlantike dhe në partneritet të përhershëm me ShBA”, ka thënë Gashi./ KosovaNews/


