KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » SHBA-ja paralajmëron për kërcënime ruse dhe kineze në hapësirë
Botë

SHBA-ja paralajmëron për kërcënime ruse dhe kineze në hapësirë

Kosova News
Kosova News 21:54 -07/02/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Kur sateliti rus – që mund të lëshojë satelitë të tjerë në orbitë – manovroi në afërsi të një sateliti amerikan qershorin e vitit të kaluar, ishte lëvizja e fundit e një loje të rrezikshme sikur “e maces me miun” në hapësirë.

Cosmos 2558 është parë duke e ndjekur satelit USA 326 që kur sateliti rus u lansua në hapësirë më 2022. Por, tani ai doli me një befasi, duke lëshuar një modul më të vogël që nisi të lëvizte edhe më afër satelitit amerikan.

“Kjo është hera e dytë që kemi parë një veprim të tillë nga pala ruse”, tha DeAnna Burt, e cila në kohën e incidentit ishte drejtoreshë për operacione në Forcën Hapësinore të Shteteve të Bashkuara, përcjell A2.

“Keni një satelit që ka brenda tij një satelit tjetër, për të cilin ne besojmë se është një mjet KK apo Kinetic Kill, i cili do të mund të lëvizë dhe të takohet me një satelit tjetër dhe potencialisht mund ta dëmtojë atë ose ta fotografojë apo të kryejë veprime të ndryshme”, shtoi ajo.

Burt doli në pension në tetor të vitit 2025 dhe foli për Radion Evropa e Lirë gjatë një vizite në Pragë, të organizuar nga Instituti Aspen. Në një intervistë më 30 janar, ajo diskutoi për kërcënimet ndaj satelitëve nga Rusia, Kina, Irani dhe Koreja e Veriut, si dhe për një konflikt ‘në hije’ që tashmë po zhvillohet që nga fillimi i pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës, që Rusia nisi më 2022.

Takimet e rrezikshme në hapësirë

“Kemi parë atë që ne do ta quanim operacione afrimi dhe takimi, që do të thotë… fluturim rreth e rrotull dhe vëzhgim i satelitit tjetër”, tha Burt, kur u pyet për incidentin e qershorit të vitit të kaluar.

Shqetësimi, shtoi ajo, ishte nëse “do të lëshonin një mjet shkatërrues” apo nëse bëhej fjalë “thjesht për mbikëqyrje dhe zbulim”. Rezultoi se ishte kjo e fundit. Megjithatë, situata mbeti alarmante, jo vetëm për shkak të rrezikut të përplasjes.

“Ajo që po shihni në këtë zhvillim, të gjitha këto janë teste që ndërtojnë gradualisht një kapacitet… hipotetikisht, nëse do të synoja të zhvilloja një aftësi në hapësirë, fillimisht do të doja që të sigurohesha se mund t’i identifikojë objektivat, përpara se të mund t’i godasë”.

Kjo nuk hera e parë që Burt paralajmëron për kërcënime të tilla ruse.

Incidenti i mëparshëm u përmend shkurtimisht nga shefi i atëhershëm i operacioneve hapësinore të Forcës Hapësinore të SHBA-së, gjenerali John Raymond, në një deklaratë për revistën Time në vitin 2020.

“Mënyra se si e imagjinoj unë këtë në mendjen time është si kukullat ruse matryoshka”, tha ai. “Sateliti i dytë doli nga sateliti i parë”.

Në vitin 2024, pasardhësi i Raymondit, gjenerali Chance Saltzman, paralajmëroi për një “Ditë Zero” nëse Rusia do të vendoste një armë bërthamore në hapësirë, e aftë të shkatërrojë kapacitetet e satelitëve.

Po atë vit, një pretendim i Pentagonit se Rusia “me gjasë” kishte vendosur një armë antisatelitore në hapësirë u hodh poshtë nga Kremlini.

Më 21 janar, ndërkaq, një raport i Këshillit të Atlantikut tha se SHBA-ja është “në mënyrë të papranueshme e cenueshme” ndaj kërcënimeve të tilla dhe bëri thirrje që vendi të kalojë drejt “arkitekturave satelitore më të qëndrueshme”.

Burt tha se ky është tashmë është një prioritet kryesor për SHBA-në: “Të kesh aftësinë të përballosh një goditje dhe të jesh në gjendje të rikuperohesh… me satelitë në depo që janë gati për t’u lëshuar”.

Një stërvitje e kryer më 2023, me emrin e koduar Victus Know, vendosi një rekord të ri për lëshimin e një sateliti “nga depoja në kapacitet operacional në orbitë brenda një jave”, sipas një njoftimi të Forcës Hapësinore. Por, për Burtin, kjo nuk mjafton.

“Si ta bëni këtë në një shkallë të gjerë? Ne e kemi bërë këtë në mënyrë të izoluar, vetëm një herë. Si të arrijmë ta bëjmë këtë në përmasa të mëdha, në mënyrë që të ndërtojmë qëndrueshmëri”, tha ajo.

Por, ky është skenari më i keq, që Burt e kishte përshkruar dikur në një ligjëratë si “një [v.j. sulmi i befasishëm që Japonia kreu ndaj SHBA-së në Havaji më 1941] Pearl Harbor në hapësirë”. Çdo sulm i tillë në shkallë të gjerë do të ishte gjithashtu një vetëdëmtim, pasi do të shkaktonte dëme pa dallim, duke shkatërruar ose duke i bërë të paaftë satelitët që u përkasin Rusisë, Kinës apo shteteve të tjera.

Bllokimi i sinjaleve, laserët dhe krahët robotikë

Ka edhe shumë mënyra të tjera, më të sofistikuara, për t’i nxjerrë satelitët jashtë funksionit sesa vetëm t’i shkatërrosh në stilin e Star Wars.

“Kemi parë në Ukrainë që një nga sulmet e para ishte një sulm kibernetik ndaj një rrjeti komunikimi satelitor… Dhe, kemi vazhduar të shohim bllokim të GPS‑së dhe ndërhyrje në komunikimet satelitore gjatë gjithë këtij konflikti”, theksoi Burt.

Këto janë sulme direkte ruse ndaj kapaciteteve satelitore të SHBA-së.

“Këto sulme kanë pasur efekt shumë të lokalizuar, jokinetik, që nënkupton se bëhet fjalë për ndërhyrje në sinjale, duke e nxjerrë një satelit jashtë funksionit për një periudhë kohore dhe më pas ai rikthehet në funksion sapo të dalë nga zona ku ka ndërhyrje në sinjale. Pra, është shumë e qartë se synimi është të ketë një efekt rajonal dhe të bëhet vetëm për shfaqje, jo efekt global. Kjo është diçka që e shohim mjaft shpesh”, tha Burt.

“Armiqtë tanë e kuptojnë rëndësinë e hapësirës, dominimin gjithmonë më të madh, siç e quajmë ne ‘semper supra’”, shtoi ajo.

Kapacitete të tjera antisatelitore përfshijnë laserë të vendosur në Tokë për të shkaktuar ndërprerje të komunikimeve satelitore. Burt tha se fuqitë më të vogla, sikurse Irani dhe Koreja e Veriut, kanë po ashtu kapacitete të tilla hapësinore, por kërcënimet kryesore, sipas saj, vijnë nga Rusia dhe Kina.

“Teknologjia më shqetësuese nga ato që posedon Kina është krahu robotik. Pra, aftësia për të kapur një satelit dhe për ta transferuar nga një orbitë funksionale në një orbitë jofunksionale, në thelb e shkatërron qëllimin e satelitit dhe e nxjerrë jashtë përdorimit”, theksoi ajo.

Implikimet në Tokë
Siguria e satelitëve ka implikime për jetën në Tokë. Nga satelitët varen shumë gjëra duke nisur GPS-i civil dhe parashikimet e motit e deri te bankat dhe komunikimet.

Implikimet ushtarake në rast të pengesave në aktivitetin e satelitëve mund të jenë nga pamundësia e ushtarëve për të komunikuar, mungesa e imazheve satelitore dhe informacioneve të tjera të inteligjencës, e deri te sistemet e mbrojtjes antiraketore që mbeten krejtësisht të paaftë për të reaguar ndaj sulmeve.

“Të gjithë janë të cenueshëm” nga kjo, paralajmëroi Burt.

“Nuk them domosdoshmërish se është Thembra jonë e Akilit. Por, mendoj se të gjithë varen nga kjo. Dhe po, do ta bënte luftimin më të vështirë. Por, gjithashtu do të thosha se luftëtarët tanë do të vazhdonin të luftonin, dhe pjesa tjetër e forcave do të vazhdonte gjithashtu luftën… Por, padyshim do ta bënte më të vështirë, dhe mendoj se do të humbnim më shumë jetë njerëzish nëse hapësira nuk do të ishte e qasshme për luftën e përbashkët”./ REL (A2 Televizion)

Gjithashtu lexoni:

​Përfitime më të qarta për papunësinë dhe familjet, miratohet ligji i ri në PE

ShBA-ja sulmon sërish Iranin

Trump: Memorandumi i Mirëkuptimit me Iranin ka marrë fund

Trump: Lufta në Ukrainë do të përfundojë së shpejti

Ankaraja pret samitin e NATO-s, në fokus do të jenë lufta në Ukrainë dhe mbrojtja

Kosova News 07/02/2026 07/02/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Policia bastis tri lokacione në Mitrovicë, sekuestron armë dhe ndalon një të dyshuar për kontrabandim me migrantë
09:50 -10/07/2026
Bedri Hamza para takimit me Kurtin: Interesi i vendit mbi interesat partiake
09:46 -10/07/2026
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
09:03 -10/07/2026
Sot shpallet aktgjykimi për rastin e vrasjes së trefishtë në Gllogjan
08:31 -10/07/2026
Sot nisin bisedimet për formimin e institucioneve: Kurti pritet të takohet me Hamzën dhe Abdixhikun
08:28 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?