KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » SHBA-ja i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Siguri

SHBA-ja i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve

Kosova News
Kosova News 20:43 -14/01/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në një intervistë për Tëvë1 nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku është duke qëndruar në një vizitë zyrtare në Departamentin e Shtetit, ka thënë se është duke diskutuar në rritjen e kapaciteteve ushtarake në koordinim me Departamentin e Mbrojtjes nga të cilët ai tha se ka marrë zotimin edhe për blerjen e helikopterëve që është në fazën e tretë të tranzicionit të FSK-së. Maqedonci deklaroi se pritet që këtë vit të vijnë një numër i konsiderueshëm i pajisjeve ushtarake anti-tank Javelinë për të cilët është kryer gjysma e pagesës. Ministri Maqedonci bërë të ditur se është njoftuar nga Departamenti i Shtetit edhe për ekspertët e FBI të cilët janë duke kryer hetimet për sulmin në kanalin kryesor të Iber-Lepencit më 29-nëntor që sipas tij është udhëhequr nga Millan Radojiciq.

Forca e Sigurisë së Kosovës po merr përkrahje edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

E për të marrë dritën e gjelbër, ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci po qëndron tash e disa ditë në Departamentin e Shtetit duke realizuar takime në nivelin e lartë.

Maqedonci  tha se FSK ka marrë përkrahjen për blerjen e helikopterëve edhe nga Departamenti i Mbrojtjes.

“Një ndër pikat e diskutimit ka qenë vazhdimësia për blerjen e sistemit të armatimit, tash Forca e Sigurisë së Kosovës nga viti 2025 kalon në një fazë tjetër pra në fazën e tretë të tranzicionit ku do të kërkohen sisteme më të avancuara sidomos të mbështetjes ushtarake, që nënkupton helikopterë që nënkupton radarë mbrojtjes ajrore, dhe kemi marrë mbështetje që Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta mbështesin Republikën e Kosovës në ndërtimin e këtyre kapaciteteve. Gjatë dy ditëve ne vijim kemi vizita të rëndësishme që ndërlidhen me blerjet ushtarake” , ka deklaruar ai.

Përveç helikopterëve, FSK këtë vit do të furnizohet edhe me pajisjen anti-tank Javelin me një numër të konsiderueshëm prej tyre.

“Një ndër temat që kemi diskutuar ka qenë që sistemin raketorë anti tank Javelinë ta kemi pjesë të sistemeve tona anti-tank se kemi edhe sisteme të tjera anti-tank në FSK, kemi marrë aty një përkrahje që do të bëhet e pamundur që t’paktën gjatë këtij viti ta kemi një sasi të caktuar normalisht gjatë vitit në vijim të kemi plotësimin me të gjitha pajisjet anti-tank sepse dihet që është një sasi e konsiderueshme që janë blerë” .

Ministri bëri të ditur se për herë të parë do të dërgohet FSK në Lindjen e Mesme me gardën e IOWA-së.

“Kemi diskutuar për hapat që do t’i ndërmarrim së bashku me SHBA-të me qëllim të krijimit të lehtësirave të marrëveshjeve ndërkombëtare për zbarkimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës për herë të parë në një operacion kritik ushtarak në lindjen e mesme që mendojmë ta planifikojmë me gardën kombëtare të IOWA-s gjithashtu i kemi njoftuar departamentin e mbrojtjes për progresin që është bërë në kapacitetet ushtarake të FSK-së “, tha ai.

Gjithashtu, në kuadër të takimeve në Departamentin e Mbrojtjes, Maqedonci është njoftuar se ekspertët e FBI po e ndihmojnë policinë e Kosovës në hetimin e sulmit në kanalin Iber-Lepenc.

“Në departamentin e Shtetit jemi informuar për angazhimin e ekspertëve të FBI-aj në mënyrë që të mbështesin institucionet tona në hetimin e rastit. Normal që edhe ne edhe Departamenti i Shtetit kemi diskutuar që rezultati final do të shpërfaq edhe aktorët që kanë qenë të involvuar në sulmin kundër infrastrukturës kritike siq kanë qenë të involvuar në shumë sulme të mëhershme do të pritet rezultatet finale për të ardhë te informacionet e sakta mirëpo unë e kam prezantuar dyshimin tonë të bazuar se këto sulme janë kryer nga grupe terroriste të udhëhequra nga Radojiciq” .

Gjatë këtyre takimeve, ministri Maqedonci bëri të ditur se ka një zotim të fuqishëm për mbështetjen e Republikës në Kartën e Adriatikut dhe më pastaj edhe në strukturat e tjera, përfshirë  NATO-n.

Gjithashtu lexoni:

Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në objekte ndërtimi në Podujevë, Shtime dhe Ferizaj

Aktakuzë ndaj 6 personave për planifikim të vrasjes dhe krim të organizuar

Kurti për gërmimet në Zubin Potok: Pengimi i Serbisë s’e ndalë Kosovën në kërkim të së vërtetës dhe drejtësisë

Dogana zbulon rreth 13 mijë euro të padeklaruara

Arrestohet 23-vjeçari i kërkuar me tri urdhërarreste aktive në Han të Elezit

Kosova News 14/01/2025 14/01/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
69%
1 km/h
Thu
33 °C
Fri
34 °C
Sat
34 °C
Sun
35 °C
Mon
32 °C

Lajmet e Fundit

Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në objekte ndërtimi në Podujevë, Shtime dhe Ferizaj
18:56 -30/07/2026
Abdixhiku: Për herë të parë brenda 37 vjetësh, LDK-ja mblidhet për të rrëzuar
18:51 -30/07/2026
Ahmeti: Shkarkimi i Abdixhikut, në të mirë të LDK-së dhe të vendit
18:25 -30/07/2026
Quni: Besoj se Abdixhiku do të vazhdojë të jetë kryetar i LDK-së
18:22 -30/07/2026
Zemaj: Pres shkarkimin e Abdixhikut
18:03 -30/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?