KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ShBA-ja do t’u kërkojë turistëve historikun 5-vjeçar të rrjeteve sociale para hyrjes në vend
Botë

ShBA-ja do t’u kërkojë turistëve historikun 5-vjeçar të rrjeteve sociale para hyrjes në vend

Kosova News
Kosova News 13:32 -10/12/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’u kërkojnë turistëve nga dhjetëra shtete që të dorëzojnë historikun e plotë 5-vjeçar të llogarive të tyre në rrjetet sociale si kusht për të hyrë në territorin amerikan – kështu parashesh një propozim i ri i publikuar nga autoritetet amerikane, shkruan BBC.

Kjo masë e re do të prekë qytetarët e dhjetëra vendeve që aktualisht mund të udhëtojnë në SHBA deri në 90 ditë pa vizë, vetëm duke plotësuar formularin online ESTA (Electronic System for Travel Authorization).

Që nga rikthimi në Shtëpinë e Bardhë në janar të vitit 2025, presidenti Donald Trump ka shtrënguar ndjeshëm politikat kufitare, duke përmendur gjithnjë sigurinë kombëtare si arsye kryesore.

Ekspertët thonë se kërkesa e re mund të krijojë pengesa të mëdha për turistët dhe mund të cenojë të drejtat e tyre digjitale dhe privatësinë.

Propozimi vjen në një moment kur SHBA-ja pret fluks të madh turistësh të huaj: në vitin 2026 do të bashkë-organizojë Kupën e Botës në futboll (së bashku me Kanadanë dhe Meksikën), ndërsa më 2028 do të presë Lojërat Olimpike në Los Angeles.

Dokumenti është paraqitur nga Dogana dhe Mbrojtja Kufitare (CBP) dhe Departamenti i Sigurisë Kombëtare (DHS). Ai është publikuar në Federal Register – gazeta zyrtare e qeverisë federale amerikane.

“Ky element i ri të dhënash do t’u kërkojë aplikantëve për ESTA të japin informacionin e rrjeteve sociale të përdorura gjatë 5 vjetëve të fundit”, thuhet shkurt në tekst, pa dhënë detaje se cilat të dhëna konkrete do të kërkohen (p.sh. vetëm emrat e llogarive apo edhe përmbajtjen e postimeve).

Përveç rrjeteve sociale, propozimi parasheh gjithashtu mbledhjen e numrave të telefonit të përdorur gjatë 10 vjetëve të fundit, emailet e përdorura gjatë pesë vjetëve të fundit dhe informacione më të detajuara për anëtarët e familjes

Aktualisht, ESTA kushton 40 dollarë dhe u jepet qytetarëve të rreth 40 vendeve (ndër to Shqipëria, Britania e Madhe, Irlanda, Franca, Gjermania, Australia, Japonia etj.), duke u lejuar hyrjen në SHBA për një periudhë 2-vjeçare.

Gjithashtu lexoni:

​Përfitime më të qarta për papunësinë dhe familjet, miratohet ligji i ri në PE

ShBA-ja sulmon sërish Iranin

Trump: Memorandumi i Mirëkuptimit me Iranin ka marrë fund

Trump: Lufta në Ukrainë do të përfundojë së shpejti

Ankaraja pret samitin e NATO-s, në fokus do të jenë lufta në Ukrainë dhe mbrojtja

Kosova News 10/12/2025 10/12/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
16° _ 13°
69%
Sat
32 °C
Sun
29 °C
Mon
27 °C
Tue
32 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht Belgjikën dhe kalon në gjysmëfinale
23:04 -10/07/2026
Policia dhe Dogana parandalojnë kontrabandën nga një shtetas i huaj
22:30 -10/07/2026
Qeveria ndan mbi 2 milionë euro për RTK-në
21:57 -10/07/2026
Mbyllet për tetë ditë rruga nga rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit
21:26 -10/07/2026
Fillon sanimi i rrugës Prevallë–Shtërpcë
21:06 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?