KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » SHBA-ja dhuron donacion në vlerë prej 500 mijë eurove për Klinika e Radiologjisë
Shëndetësi

SHBA-ja dhuron donacion në vlerë prej 500 mijë eurove për Klinika e Radiologjisë

Kosova News
Kosova News 14:40 -30/07/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Klinika e Radiologjisë ka pranuar një donacion ky nga Zyra për Mbrojtje dhe Bashkëpunim në Ambasadën Amerikane, në vlerë afër 500 mijë euro.

Këtë të martë, në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës(QKUK), është bërë dorëzim-pranimi i CT-së, 128 shtresore, aparaturë e teknologjisë së fundit, donacion nga projekti për asistencë humanitare, financuar nga Komanda Evropiane e Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në këtë ceremoni morën pjesë, ambasadori amerikan, Jeffrey M. Hovenier, ministri i shëndetësisë, Arben Vitia, nënkolonel, Ryan Conley, Elvir Azizi, drejtor i përgjithshëm -ShSKUK dhe profesionistë mjekësor nga Klinika e Radiologjisë dhe Emergjencës.

Ambasadori i ShBA-së, Hovenier, ka thënë se kjo aparaturë jo vetëm që do të rrisë kapacitetet e Klinikës Emergjente, por edhe do të përmirësojë standardin e kujdesit në Radiologji.

“Jemi të përkushtuar për t’i mbështetur përpjekjet tuaja për të përmirësuar kapacitetet në spitalet e Kosovës, e dëshmuar për vite me radhë. Përmes programit për asistencë humanitare të Komandës Evropiane të SHBA-së, kemi investuar pothuajse 6 milionë dollarë në ShSKUK”, u shpreh ambasadori Hovenier.

Ai ka theksuar përkushtimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për popullin e Kosovës, duke shtuar se ky donacion shpërfaq solidaritetin dhe partneritetin e qëndrueshëm ndërmjet ShBA dhe Kosovës.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, shprehu mirënjohje për ambasadën Amerikane, e cila është jo vetëm aleat por edhe mbështet rrugën e progresin në forcim të institucioneve shëndetësore, infrastrukturës dhe kualitetit të jetës së qyteteve të republikës së Kosovës.

“Kjo është një ditë e veçantë dhe jashtëzakonisht e rëndësishme për shëndetësinë, kjo ka ndikim në mirëqenie dhe shëndet të qytetarëve, falë punës dhe bashkëpunimit Zyrës për Mbrojtje dhe Bashkëpunim, kjo aparaturë ndikon në diagnostikim të hershëm në raste emergjente politraumatike, poashtu është trajnuar edhe stafi”, ka thënë ministri Vitia.

Në emër të ShSKUK, marrëveshjen e donacionit e nënshkroi drejtori i përgjithshëm i ShSKUK-së, Elvir Azizi.

Gjithashtu lexoni:

Arrestohet 57-vjeçari në Han të Elezit, ishte dënuar me 5 vjet burg për sulm seksual

Maqedonci në Bruksel: Kosova rreshtohet me aleatët e NATO-s për Ukrainën

KQZ gati t’i shpallë rezultatet përfundimtare, pret afatin 48-orësh për ankesa lidhur me rinumërimin

I dehuri në Mitrovicë sulmon qytetarin dhe tre policë, i kanos me vrasje

Podujeva shënon Ditën e Çlirimit

Kosova News 30/07/2024 30/07/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
clear sky
15° _ 15°
79%
1 km/h
Fri
28 °C
Sat
28 °C
Sun
29 °C
Mon
30 °C
Tue
26 °C

Lajmet e Fundit

Bulliqi: Llapi gjithmonë në ballë të përpjekjeve për liri e shtetndërtim
21:02 -19/06/2026
Shqipëria merr hua në vlerë 302 milionë dollarë nga ShBA-ja për financimin ushtarak
20:59 -19/06/2026
Arrestohet 57-vjeçari në Han të Elezit, ishte dënuar me 5 vjet burg për sulm seksual
20:21 -19/06/2026
Kosova dhe Shqipëria thellojnë bashkëpunimin për integrimin evropian, mbahet punëtori e përbashkët në Tiranë
20:15 -19/06/2026
Granit Xhaka reagon ndaj kritikave
19:41 -19/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?