KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Sezoni i korrje shirjes, ministria del me njoftim të rëndësishëm për fermerët
Ekonomi

Sezoni i korrje shirjes, ministria del me njoftim të rëndësishëm për fermerët

Kosova News
Kosova News 16:23 -02/07/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka dal me njoftim për fermerët në kohën kur ka nisur fushata e korrje shirjes në disa komuna të vendit.

Ministria i rekomandon fermerët që të kenë kujdes dhe të mos fillojnë me korrje shirjet para pjekjes së plotë të grurit, pasi që do të ketë humbje  të grurit dhe ndikim në ulje të rendimentit mesatar, si dhe pikat grumbulluese nuk do ta pranojnë grurin nga fermerët nëse lagështia e grurit nuk është brenda normave optimale të lagështisë (12 -13 %).

Njoftimi i plotë:

Të nderuar fermerë,

Jemi në fillim të korrje shirjeve, pasi që jemi në kohën e pjekjes së drithërave të bardha. Nisur nga rëndësia që ka procesi i korrje shirjeve të drithërave të bardha, është mjaft e rëndësishme që gjatë kësaj kohe të jeni në kontakt të vazhdueshëm me komisionin për korrje shirje me qëllim të koordinimit sa më të mirë për monitorimin e procesit të korrje shirjeve të drithërave të bardha. Jemi të vetëdijshëm për ndryshimet klimatike që po ndodhin, andaj shfrytëzoni kushtet atmosferike të favorshme dhe aty ku gruri ka arritur pjekjen teknologjike ta bëni korrjen. MBPZHR në bashkëpunim me palët e tjera ka bërë parapërgatitjet për fillimin dhe realizimin  e procesit të korrje shirjeve të drithërave për vitin 2024.

Duke marr parasysh ato që u thanë më lartë, ne ju ftojmë te mobilizoheni dhe të bashkëpunoni ngushtë me komisionet komunale, që së paku në këtë fazë t’i evitojmë humbjet e mëtutjeshme në rendiment.

Me qëllim të koordinimit sa më të mirë të punëve, MBPZHR duke u bazuar në përvojat dhe koordinimin e përbashkët dhe të vazhdueshëm në vitet paraprake me drejtoritë Komunale për Bujqësi dhe Shoqatën e Mullisëve të Kosovës për monitorimin e procesit të korrje shirjeve propozon që edhe këtë vit, njëjtë si viteve të kaluara të vlejnë rekomandimet për të gjitha palët që janë të përfshira në këtë proces.

Andaj Shërbimet Këshillimore të Kosovës për Bujqësi dhe Zhvillim Rural ju ftojnë që të bashkëpunoni ngushtë me komisionet komunale për korrje shirje, si dhe me këshilltarët për bujqësi dhe zhvillim rural në komunat tuaja që të konsultoheni rreth kohës optimale për korrje shirjen e grurit tuaj.

Pra, keni kujdes mos filloni me korrje shirjet para pjekjes së plotë të grurit, pasi që do të ketë humbje  të grurit dhe ndikim në ulje të rendimentit mesatar, si dhe pikat grumbulluese nuk do ta pranojnë grurin nga fermerët nëse lagështia e grurit nuk është brenda normave optimale të lagështisë (12 -13 %).

Ju rekomandohet pikave grumbulluese të grurit që t’i pajisin fermerët me dëshmi për dorëzimin e grurit në bazë të sasisë së dorëzuar.

Këtë vit, bazuar në çmimin e tanishëm të derivateve, si dhe gjendjes së zhvillimit të grunajave, MBPZHR sugjeron që çmimi real i korrje shirjeve për vitin 2024 të jetë 130 €/ha, realisht ky është vetëm një propozim, pasi që çmimi caktohet me marrëveshje mes dy palëve fermerë dhe auto kombajner.

Ku mund të këshilloheni për kohën optimale të korrjes

Nga informatat që kemi nga tereni përmes këshilltarëve në Qendrat Këshilluese Komunale për Bujqësi, përqindja e lagështisë në disa rajone është akoma e lartë mbi normat optimale 12-13 %, andaj ju rekomandojmë që të jeni në kontakt të vazhdueshëm secili fermer në komunën e vet me këshilltarët komunal.

Pra, ju njoftojmë që mund të drejtoheni për çdo këshillë osë sugjerim në Qendrat Informative Komunale për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, secili në komunën e vet tek këshilltarët komunal që koordinohen me Departamentin për Shërbime Këshilluese.

Këshilltaret janë të pajisur me njohuri dhe janë në kontakt të vazhdueshëm me komisionet komunale për korrje shirjet. Ata do të ju ndihmojnë në përcaktimin e kohës optimale, si dhe informata tjera të nevojshme për ketë proces final dhe mjaft të rëndësishëm të grurit.

Për informata shtesë mund të kontaktoni këshilltarët komunal për bujqësi ku në secilën Komunë mund të lajmëroheni në Drejtorinë – Zyrën për Bujqësi, ose në Zyrën Qendrore të Shërbimit Këshillimor, në Departamentin e Shërbimeve Këshillimore dhe Teknike në MBPZHR, Rr. “Ukshin Hoti”, ndërtesa e ish Ramiz Sadikut, nr 120 Kati III, Prishtinë – Kosova, si dhe në tel. 383- (0)38 200 38 426.

Gjithashtu lexoni:

Publikohen pamje nga punimet në rrugën Prizren–Tetovë, projekti që pritet të lehtësojë lidhjen Kosovë–Maqedoni e Veriut

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese, mbi 75 mijë hektarë të mbjella me drithëra

Dogana e Kosovës inkason mbi 1 miliard euro të hyra për gjashtë muajt e parë të vitit

Kusari-Lila u bën thirrje bizneseve të raportojnë çdo tentativë mashtrimi gjatë procesit të granteve

ATK prezanton rezultatet e gjashtëmujorit: Rritje e të hyrave dhe shtim i kontrolleve në terren

Kosova News 02/07/2024 02/07/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
77%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?