KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Serbia promovon kriminelet e luftës, ngjall reagime për revizionim
Lajme

Serbia promovon kriminelet e luftës, ngjall reagime për revizionim

Kosova News
Kosova News 11:05 -13/04/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Derisa në Kosovë po përkujtohen krimet serbe gjatë luftës së fundit, Kuvendi i Serbisë ditë më parë, përmes një ekspozitë kushtuar kriminelit të luftës Obrad Stevanoviqit, një gjeneral i policisë serbe dhe një bashkëpunëtor i ngushtë i Slobodan Milosheviqit. Nga organizatat për të drejtat e njeriut kjo ekspozitë po cilësohet si përpjekje për revizionizëm historik dhe shtrembërim të fakteve të luftës në Kosovë.

Në Kuvendin e Serbisë është hapur ekspozita kushtuar Njësive Speciale të Policisë dhe komandantit të tyre, Obrad Stevanoviq. Pamjet nga hapja e saj kanë treguar edhe ministrin e Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, ish-zëdhënës i Slobodan Milosheviqit, duke shtrënguar duart dhe duke u buzëqeshur me veteranë, një gjest që është parë si anashkalim i fakteve të dokumentuara për krimet e luftës, raporton RTK.

Ndërsa për autoritetet serbe kjo ekspozitë paraqitet si nderim për “heroizmin” e njësive policore, organizatat për të drejtat e njeriut e konsiderojnë atë një shenjë të qartë të revizionizmit historik dhe përpjekje për rehabilitimin e figurave të lidhura me krimet e luftës.
Drejtoresha e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq thekson se parlamenti nuk duhet të shërbejë si hapësirë për rehabilitimin e narrativave mbi njësi dhe komandantë që janë dënuar nga Tribunali i Hagës. 

“Ekspozita nuk është një pasqyrim historik, por përpjekje për të shtypur faktet e vërtetuara gjyqësisht dhe për të legjitimuar një kujtesë selektive”, vlerëson ajo.

Kandiq paralajmëron se në ekspozitë mungojnë ngjarjet kyçe nga viti 1999.

“Nuk përmenden operacionet në zonën e Gjakovës, ku u vranë qindra civilë shqiptarë, as varrezat masive në Batajnicë apo krimet në Mejë, Korenicë dhe Beleg. Kjo nuk është lëshim, por mohim institucional”, thekson ajo.

Nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut vlerësojnë hapjen e ekspozitës si problematike në kontekstin e përballjes me të kaluarën.

“Në vend që, 25 vjet pas zbulimit të varrezave masive sekrete në Serbi, provat për operacionin monstruoz të fshehjes së trupave të paraqiten në institucionin përfaqësues, ministri aktual i Punëve të Brendshme, si dhe nënkryetari i Kuvendit, kanë keqpërdorur Kuvendin për të tentuar të pastrojnë biografinë e një gjenerali”, thotë Marko Milosavleviq, nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut.

Organizatat për të drejtat e njeriut paralajmërojnë se një qasje e tillë tregon shmangie nga përballja me të kaluarën dhe shtypje sistematike të fakteve për krimet e luftës, duke bërë thirrje për reagim të qartë institucional dhe shoqëror.

Gjithashtu lexoni:

Universiteti i Prishtinës nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

Ndërmarrja “Ibër-Lepenc” u kërkon banorëve të Ujmanit të dorëzojnë dëshmi të pronësisë brenda 7 ditësh

Ministri Muja mobilizon ekipet për rikuperimin e prodhimit bujqësor në Istog

Dogana e Kosovës konfiskon në Vërmicë 25% të parave të padeklaruara

Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në 6 kantiere ndërtimi

Kosova News 13/04/2026 13/04/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale
22:38 -22/07/2026
Ukraina godet 13 anije ruse në Detin e Zi dhe Detin Azov, rritet izolimi i Krimesë
22:18 -22/07/2026
Universiteti i Prishtinës nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
21:21 -22/07/2026
Sveçla përshëndet aksionin e Policisë dhe AKI-së: Askush nuk do të lejohet të përdorë pozitën zyrtare për përfitime personale
20:56 -22/07/2026
Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve
20:17 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?