KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Serbia e emëron kryetar të një komune paralele në Kosovë kandidatin që hoqi dorë nga gara në Kllokot
Lajme

Serbia e emëron kryetar të një komune paralele në Kosovë kandidatin që hoqi dorë nga gara në Kllokot

Kosova News
Kosova News 20:55 -10/11/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Qeveria e Serbisë ka emëruar të hënën Sreqko Spasiqin kryetar të komunës paralele serbe të Vitisë në Kosovë, pak ditë pasi ai kishte hequr dora nga gara për kryetar të Kllokotit në balotazhin e 9 nëntorit në Kosovë për ta mbështetur kandidatin e Listës Serbe.

Spasiq u emërua në krye të Organit të Përkohshëm Komunal të Komunës së Vitisë, pavarësisht se kjo strukturë paralele ishte mbyllur nga autoritetet e Kosovës në fillim të këtij viti.

Kosova i sheh si të jashtëligjshme të gjitha organet e përkohshme komunale dhe institucionet e Serbisë në tokën e saj. Beogradi nuk pranon t’i mbyllë këto institucione dhe shumicën prej tyre i ka zhvendosur brenda territorit të Serbisë.

Vendimi i Qeverisë së Serbisë për emërimin e Spasiqit u publikua të hënën në Gazetën Zyrtare të Serbisë, pasi ishte marrë më 6 nëntor, tri ditë pasi Spasiqi u tërhoq nga gara dhe u bëri thirrje mbështetësve të tij ta votojnë kundërshtarin e tij nga Lista Serbe, Bozhidar Dejanoviq.

Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë, e përshëndeti vendim e Spasiqit, duke e cilësuar si “dëshmi të pjekurisë dhe përgjegjësisë”.

Kjo parti, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit, i fitoi zgjedhjet lokale në Kllokot më 9 nëntor me më shumë se 90 për qind të votave, ndërsa në rundin e parë mori pushtetin në nëntë nga dhjetë komunat me shumicë serbe.

Spasiqi kishte qenë më herët kryetar i Kllokotit nga Lista Serbe, por e kishte lënë këtë parti në vitin 2017, kur kjo forcë politike e serbëve të Kosovës ishte distancuar nga kandidati i saj, Strahinja Spasiq (djali i Spasiqit), dhe kishte mbështetur kundërkandidatin Bozhidar Dejanoviq nga Nisma Qytetare Kllokot–Vërbovc.

Pikërisht Bozhidar Dejanoviqi i fitoi në zgjedhjet lokale të së dielës në Kllokot.

Në vitin 2022, Dejanoviqi ishte dënuar me një vit burgim me kusht për veprën penale “ndikim mbi vullnetin e lirë të votuesve”.

Në atë kohë u përcaktua se Dejanoviq, në cilësinë e kryetarit të komunës, siguroi në mënyrë të paligjshme vota për subjektin politik Lista Serbe, ndërsa një tjetër i dyshuar për të njëjtën vepër penale, Sasha Mirkoviq, në cilësinë e nënkryetarit të Komunës së Kllokotit, siguroi vota për subjektin politik me numër rendor 129 “Bashkësia e Bashkuar – Ardijana Hoxhiq”.

Hoxhiq fitoi një mandat parlamentar të rezervuar për komunitetin boshnjak në zgjedhjet e vitit 2021, por ia hoqën, për shkak të dyshimit se e mori falë votave nga komuniteti serb, mbi të cilin “Lista Serbe ushtroi ndikim për të vënë nën kontroll disa nga komunitetet joshumicë në Kosovë”.

Edhe Sreqko Spasiqi ka qenë më parë i dënuar, por për keqpërdorim të detyrës zyrtare.REL

Gjithashtu lexoni:

Zulfaj takon përfaqësuesen e BE-së, diskutojnë për reformat dhe procesin e integrimit evropian

Kurti falënderon ambasadorin suedez në përfundim të mandatit: Suedia ka qenë pranë Kosovës në ditët më të vështira

Policia heton një rast të dyshuar të kanosjes në Prizren, intervistohet një i dyshuar

Konjufca pret në takim lamtumirës ambasadorin turk

Kusari-Lila: Jemi gati për të rinisur bisedat për koalicion nëse ka qartësi nga pozicionimi i LDK-së

Kosova News 10/11/2025 10/11/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Sekuestrohen mbi 5 mijë boksa cigare në Bërnjak
22:20 -24/07/2026
Zulfaj takon përfaqësuesen e BE-së, diskutojnë për reformat dhe procesin e integrimit evropian
21:29 -24/07/2026
Kurti falënderon ambasadorin suedez në përfundim të mandatit: Suedia ka qenë pranë Kosovës në ditët më të vështira
20:50 -24/07/2026
Policia heton një rast të dyshuar të kanosjes në Prizren, intervistohet një i dyshuar
20:45 -24/07/2026
Konjufca pret në takim lamtumirës ambasadorin turk
20:07 -24/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?