KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Serbi i dyshuar për vrasjen e 33 shqiptarëve, refuzon ekstradimin nga Hungaria në Kosovë
Siguri

Serbi i dyshuar për vrasjen e 33 shqiptarëve, refuzon ekstradimin nga Hungaria në Kosovë

Kosova News
Kosova News 19:10 -18/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Prokuroria Speciale e Kosovës e ka konfirmuar arrestimin e shtetasit serb në Budapest të Hungarisë, i cili dyshohet për krime gjatë luftës në Kosovë.

Sipas komunikatës së Prokurorisë, ai dyshohet se ka marrë pjesë në sulmet kundër popullatës civile shqiptare në lagjen “Kristal” në Pejë, me ç’rast janë vrarë 33 persona gjatë sulmeve të kryera në këtë periudhë kohore.

 “Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), njofton opinionin publik se në Budapest të Hungarisë, sipas Urdhër arrestit Ndërkombëtar të kërkuar nga kjo prokurori, është ndaluar personi me inicialet S.S., i nacionalitetit serb. Prokuroria Speciale njofton se ndaj S.S., është nxjerrë Aktvendim për fillimin e hetimit për shkak që i njëjti dyshohet se në periudhën kohore 26 mars deri më 28 maj 1999, ka marrë pjesë aktivisht në kryerjen e veprave penale që ndërlidhen me krimet e luftës, ashtu që i njëjti ka marrë pjesë në sulmet kundër popullatës civile shqiptare në lagjen “Kristal” në Pejë, me ç’rast janë vrarë tridhjetetre (33) persona gjatë sulmeve të kryera në këtë periudhë kohore”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.

Ministria e Punëve të Jashtme e Hungarisë në një përgjigje për Gazetën Online Reporteri.netka konfirmuar arrestimin e shtetasit serb, Savo Stefranoviç, të dyshuar për vrasjen e 33 civilëve shqiptarë në lagjen Kristal në Pejë në vitin 1999.

Të pyetur nga Gazeta Online Reporteri.net se a do të ekstradojnë shtetasin serb, për të cilin ka urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga përfaqësuesi special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara dhe të bazuar në departamentit special për krime të luftës nga Gjykata e Prishtinës, Ministria e Jashtme hungareze tha se “burri serb nuk e ka dhënë pëlqimin e tij për ekstradim”.

“Gjykata Metropolitane e Budapestit do të kontaktojë me autoritetet gjyqësore të Kosovës përmes Ministrisë së Drejtësisë së Hungarisë”, thanë për Reporteri.net nga Zyra për Komunikim Ndërkombëtar e Ministrisë së Jashtme të Hungarisë.

Gjatë ditës së sotme u lajmërua për arrestimin nga autoritetet hungareze të serbit të dyshuar për “dhënie të asistencës dhe pjesëmarrjes në vrasjen e civilëve shqiptarë në Kosovë në lagjen Kristal të Pjesë, e cila rezultoi në vdekjen e 33 shqiptarëve të Kosovës”.

Urdhri i arrestit është lëshuar shtatorin e kaluar nga institucionet e sigurisë në Kosovë me qëllim të zhvillimit të procedurës penale për krime lufte dhe krime të tjera të kryera kundër popullatës civile.

Portali hungarez “inforstart.hu” tha se gjykata hungareze ka ekzaminuar ekskluzivisht nëse kushtet për ekstradim dhe ekstradim të përkohshëm ishin përmbushur mbi bazën e informacioneve të disponueshme.

Për vrasjen e shqiptarëve, gjatë majit mars-prill të vitit 1999, në lagjen “Kristal” në Pejë, në shkurt të vitit të shkuar, një tjetër serb, Zoran Gjokiq, ishte shpallur fajtor dhe u dënua me 12 vite burgim nga Gjykata Themelore e Pejës.

Sipas Prokurorisë Speciale të Kosovës, në aktakuzën ndaj Gjokiq tregohej si ai duke bashkëvepruar me një grup të organizuar kriminal të nacionalitetit serb, në mesin e të cilëve ishte edhe një person i quajtur Dragan si dhe NN persona të paidentifikuar deri më tani, të veshur me uniforma policore, paramilitare dhe ushtarake u kanë shkaktuar vuajtje të mëdha apo cenim të integritetit trupor ose shëndetit, kanë aplikuar masa frikësimi, ndaj popullatës së pambrojtur civile kanë kryer vrasje plaçkitje të një, qyteti ose një vendi, kanë urdhëruar zhvendosjen e popullatës civile për shkaqe që lidhen me konfliktin drejtuar me qëllim, kundër popullsisë civile ose ndaj individëve të veçantë civil që nuk marrin pjesë drejtpërdrejt në konflikt.

Gjithashtu lexoni:

Humb jetën një person në Klinë pas rrokullisjes me traktor

Maqedonci dhe Hargreaves diskutojnë për forcimin e partneritetit në mbrojtje

Prokuroria ndalon edhe dy të dyshuar në rastin “Pastrimi”, hetohen për krim të organizuar dhe kontrabandë

Kosova dha Shqipëria ekstradojnë dy dilerë

Aktakuzë ndaj tre personave për narkotikë dhe ryshfet, njëri zyrtar korrektues në Dubravë

Kosova News 18/10/2022 18/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 17°
75%
1 km/h
Wed
34 °C
Thu
34 °C
Fri
34 °C
Sat
38 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht me lehtësi Francën dhe kalon në finale të Botërorit
23:08 -14/07/2026
Kosova dhe Franca riafirmojnë partneritetin, kërkohet formimi i institucioneve
21:54 -14/07/2026
Kosova e shpall “non grata” ministren serbe pas deklaratës fashiste
21:23 -14/07/2026
Manxhuka: Serbia nuk ka bërë asnjëherë distancim nga politika e Millosheviqit
21:16 -14/07/2026
Francë – Spanjë, formacionet zyrtare
20:17 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?