KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Serbët që kryen vrasjen në kafiterinë ‘Panda’ në Pejë, pjesëmarrës edhe në masakrën në burgun e Dubravës
Siguri

Serbët që kryen vrasjen në kafiterinë ‘Panda’ në Pejë, pjesëmarrës edhe në masakrën në burgun e Dubravës

Kosova News
Kosova News 13:06 -15/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Në masakrën në Dubravë kanë marrë pjesë disa serbë që kishin kryer vrasjen e disa të rinjve në kafiterinë “Panda” në Pejë. Pjesëmarrës në të dyja aktet kriminale përmenden emrat e Sinisha Petriqit që është drejtues i klanit “Zenica” dhe lideri i klanit “Shkalar”, Radomir “Boban” Baçoviq.

Media malazeze M-Portal përmend deklaratën e presidentit serb Aleksandar Vuçiq, i cili pati deklaruar se ky krim nuk është bërë nga shqiptarët, siç është pretenduar me vite të tëra.

“E vërteta e rastit ‘Panda’ në Pejë është bërë që të mos ketë hetime. Nuk do të gjesh një letër të shtypur me urdhër këtij e atij personi për të kryer një vrasje apo një raport për punën e bërë, nuk bëhet kështu, bëhet fjalë për udhëzime që jepen në katër minuta. Shërbimi nuk lë gjurmë të shkruara për atë që nuk dëshiron të dihet dhe do të shkatërrojë materiale që tregojnë për të”, thuhet në burimin e dhënë nga shërbimet e sigurisë për këtë medie.

Ky burim pohon se kështu ka ndodhur me rastin e masakrës në “Panda” më 14 dhjetor 1998, duke shtuar se hetimi zyrtar në vendngjarje kishte zgjatur vetëm pak ditë.

Në një deklaratë të bërë në vitin 2018, ish-shefi i MPB-së në Pejë, Boro Vllahoviq ishte shprehur se për rastin “Panda” është përgjegjës sigurimi i shtetit.

“Ne nga sigurimi publik punuam intensivisht për zbulimin e autorëve, por kur pas disa ditësh, pjesëtarët e sigurimit të shtetit arrestuan një grup të shqiptarëve që thuhej se kishin organizuar krimin në ‘Panda’, siguria publike ndaloi së punuari për rastin. Kur sigurimi i shtetit merr përsipër diçka dhe shpall se rasti është zbardhur, nuk është praktikë që sigurimi publik të vazhdojë të punojë për të njëjtin rast”, pati thënë Vllahoviq.

Drejtoresha e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq që ka qenë në Pejë më 19 e 20 dhjetor 1998 dhe kishte regjistruar dëshmi për masakrën në “Panda”.

“Shqiptarët më siguruan se krimi në ‘Panda’ nuk është bërë nga komuniteti shqiptar. Një nga provat e para tregon faktin se policia dhe ushtria filluan kërkimet për autorët më 17 dhjetor, pra tri ditë pas rastit”, pati thënë Kandiq.

Ajo kishte vënë në dukje se së paku 150 shqiptarë nga Kapishnica ishin ndaluar më 17 dhjetor 1998.

“Rreth 200 pjesëtarë të policisë dhe ushtrisë serbe morën pjesë në kontrollet e shtëpive të shqiptarëve dhe në maltretimin e tyre. Në marrjen në pyetje të shqiptarëve të ndaluar kanë marrë pjesë edhe inspektorët e sigurimit shtetëror nga Beogradi. Shqiptarët e rrahur kujtojnë inspektorët e quajtur ‘Ljubo’, ‘Zoran’ dhe ‘Strikoviq’. Më 22 dhjetor 1998, të dyshuarit Agron Kollqaku, Gazmend Bajrami, Xhevdet Bajrami, Beqir Loxha dhe Vllaznim Pergjegjaj janë sjellë para gjyqtarit hetues Nebojsha Zhivkoviq. Më 11 qershor 1999, këta u transferuan nga Burgu i Qarkut në Pejë në disa nga burgjet në Serbi”, pohon ajo.

Më 22 dhjetor 1998, nënkryetari i atëhershëm i ish-Jugosllavisë, Nikolla Shainoviq ka njoftuar se rasti i vrasjes në Panda ishte zgjidhur.

Në kohën e vrasjes së gjashtë të rinjve në “Panda”, ministër i Informacionit në Serbi ishte Aleksandar Vuçiq, atëherë zyrtar i lartë i Partisë Radikale të Vojisllav Shesheljit. Mandati i Vuçiqit si ministër do të mbahet mend për zbatimin e ligjit skandaloz të Millosheviçit për median, i cili u përdor ekskluzivisht për të goditur ashpër mediet e lira të kohës. Në Serbinë e Millosheviqit ishte errësirë absolute mediatike dhe dritën e fundit e fiku Vuçiqi me dorën e tij. Për opinionin e atëhershëm çështja “Panda” u mbyll me njoftimin e Shainoviqit dhe do të qëndrojnë pohimi edhe për një kohë të gjatë se krimi është kryer nga shqiptarët.

Masakra në Dubravë

Vetëm pesë muaj pas krimit në “Panda”, gjatë intervenimit të NATO-s, mes 19 e 23 majit 1999, do të ndodhë një masakër në burgun e Dubravës që gjendet afër Istogut. Në këtë masakër u vranë 96 të burgosur shqiptarë dhe rreth 160 ishin plagosur.

Para Prokurorisë së Beogradit për Krime Lufte, një nga të dyshuarit për këtë krim ishte Sinisha Petriq – “Zenica”, xhelati i klanit të Zemunit, një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Luka Bojoviqit dhe pjesëmarrës në masakrën e “Pandas”. Pas këtij krimi, Petriqin e nxori nga Dubrava kreu i “Beretave të Kuqe”, Milorad Ulemek – Legija.

Mirëpo, sipas informacioneve operative të shërbimeve rajonale të sigurisë, në masakrën e Dubravës ka marrë pjesë edhe një tjetër pjesëmarrës i mundshëm në krimin në “Panda”, Radomir “Boban” Baçoviq, lideri aktual i klanit “Shkalar”. Sipas këtyre pretendimeve, në fotot nga Dubrava të publikuara nga Reuters menjëherë pas masakrës, Baçoviq shihet me armë në duar. Ai është i lirë edhe pas masakrës së Dubravës.

Në një botë larg politikës dhe krimit, jeta e familjeve të të rinjve të vrarë në kafiterinë “Panda” në Pejë vazhdon të jetë një agoni. Nuk ka asnjë hetim dhe kërkesat e tyre për pranim nga zyrtarë të ndryshëm shtetërorë, filluar nga Sllobodan Millosheviqi, Boris Tadiqi e deri te Aleksandar Vuçiqi mbeten pa përgjigje.

Më 28 dhjetor 2013, një vit pas ardhjes në pushtet të Partisë Progresive Serbe (SNS), deklaratat e kryetarit të saj, nënkryetarit të parë të atëhershëm të Qeverisë së Serbisë dhe shefit të Byrosë për Koordinimin e Shërbimeve të Sigurisë, Aleksandar Vuçiq, do t’u japë shpresë familjeve.

“Krimi në ‘Panda’ nuk është bërë nga shqiptarët, siç kemi besuar deri më tani. Publiku do të tmerrohet kur të zbulohet e vërteta”, kishte thënë Vuçiq në atë kohë në televizionin Pink.

Mirëpo, Vuçiq asnjëherë nuk e tmerroi as prokurorinë, e lëre më publikun, me “të vërtetën” e tij.

Se si rrodhën saktësisht gjërat, publiku ndoshta nuk do ta dijë kurrë, nëse nuk do të ketë ndonjë proces gjyqësor në të ardhmen.

Disa muaj pas lirimit të Bojoviqit, Vuçiq e ndryshoi disi deklaratën e tij të mëparshme për këtë masakër duke iu thënë gazetarëve se ishte “pothuajse i sigurt se e dinte se çfarë ndodhi në ‘Panda’, por se nuk kishte asnjë provë”.

Prindërit e të rinjve të vrarë, që nga viti 2013 e deri më sot, së paku dhjetë herë kanë kërkuar takim me Vuçiqin, por përkundër premtimeve të shumta, ai asnjëherë nuk është takuar me ta.

Gjithashtu lexoni:

Prishtina drejt përfundimit të numërimit: Kurti kandidati më i votuar, mbeten vetëm 10 vendvotime

Kontrabandë me katër migrantë nga Pakistani, arrestohen të dyshuarit

Sulmoi policët, i dyshuar dërgohet në repartin psikiatrik

Dyshime për falsifikim parash në Prishtinë, sekuestrohen mbi 200 monedha

Haxhiu: 12 qershori i vitit 1999 shënoi lindjen e Kosovës së lirë

Kosova News 15/03/2023 15/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
11° _ 10°
84%
1 km/h
Sat
21 °C
Sun
26 °C
Mon
27 °C
Tue
26 °C
Wed
24 °C

Lajmet e Fundit

Numërohen rreth 40 për qind e votave me postë, këto janë rezultatet
19:53 -13/06/2026
Përfundon numërimi në të gjitha QKN-të, procedohen 100% e vendvotimeve
19:33 -13/06/2026
​Nga sheshi “Skënderbej” te Kryeministria, qytetarët në Tiranë ringrenë zërin kundër ndërtimit në Zvërnec
19:29 -13/06/2026
Numërohen mbi 35% e votave me postë: VV e para bindshëm, LDK e dyta dhe PDK e treta
19:23 -13/06/2026
Dita e 14-të, nis grumbullimi i protestuesve. Vendosen atlete para Kryeministisë në simbol të largimit të shqiptarëve
18:22 -13/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?