KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Seminaristja serbe: Në Serbi jemi të kufizuar të flasim shqip
Rajon

Seminaristja serbe: Në Serbi jemi të kufizuar të flasim shqip

Kosova News
Kosova News 10:50 -19/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare ka mbledhur rreth vetes albanologë, studiues e seminaristë të shumtë, ku nuk po mungojnë as studentët nga Serbia.

Nevena Zhivançeviq thotë se kjo është një mundësi shumë e mirë për të mësuar shqipen, pasi në Serbi janë të kufizuar për të folur shqip.

Derisa edhe seminaristë të tjerë tregojnë për përparsitë që u ofron seminari, ajo thotë se në Kosovë është pritur shumë mirë dhe se e ka mundësinë të flas lirshëm edhe gjuhën serbe.

Nevena Zhivançeviq, seminariste nga Beogradi thotë se seminari është mundësi shumë e mirë për të mësuar gjuhën shqipe.

“Këtu më pëlqen shumë sepse kam mundësi të flas në shqip, në Beograd nuk ka shumë mundësi, kështu që ishte shumë bukur këtu… Përpara kishte shumë frikë me ardh këtu në Kosovë por tani është më mirë dhe ndihem rehat. Njerëzit janë shumë të mirë, të sjellshëm. Dhe shumë të vjetër kuptojnë serbisht, kështu kam mundësi të flas edhe në serbisht dhe në shqip… Unë mësoj gjuhen shqipe që tre vjet dhe para këtyre viteve nuk e dija asnjë fjalë por dëgjoja këngët shqiptare dhe fillova të mësoj pak nga pak dhe tani po mësoj shumë”, thotë ajo.

Studiuesja serbe tregon se në Beograd janë të kufizuar të flasin shqip, ndërkohë që thekson Semniari i Gjuhës Shqipe është një mundësi shumë e mirë për këtë.

“Për ne nga Beogradi çdo mundësi të flasim shqip është mundësi shumë e madhe, dhe e vlerësoj shumë që kemi mundësi të jemi këtu me shoqëri. Në Beograd jemi të kufizuar, mund të flasim vetëm në fakultet dhe gjithashtu nuk kemi libra, seminar të ndryshëm, nuk kemi mundësi të shkojmë në Tiranë apo diçka të tillë, Prishtina ishte shumë e mirë për ne”, tha ajo për KP.

David Duda, seminarist nga Polonia po ashtu shprehet i kënaqur me organizimin e këtij seminari. Ai thekson se mundësia për të biseduar me njerëz nga shtetet e ndryshme është shumë e mirë.

“Kaloj shumë mirë, me pëlqen këtu dhe jam për herë të katër… Atmosfera këtu është shumë e mirë, këtu ka mundësi të flas me njerëz nga shtetet e ndryshme dhe mundemi të mësojmë më mirë këtu shqip”, tha ai.

Ndërsa Sara Elshani e cila vjen nga Austria, thotë se Kosova përgjatë viteve ka ndryshuar në aspekt pozitiv.

“E shoh që në çdo vit po ndryshohet diçka dhe po kjo po më pëlqen sepse nëse e krahasojmë Kosovën para dhjetë viteve si ka qenë, tash është duke shkuar shumë përpara”, thotë ajo.

Gjithashtu lexoni:

Hoxha: Shqipëria synon anëtarësimin në BE brenda kësaj dekade

Nis ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve në Fier

Përfshihet nga zjarri sipërfaqja me ullinj në Fier, zjarrfikëse në vendngjarje

Protestat në Tiranë / Prokuroria kërkon “arrest me burg” për 3 të arrestuarit para Parlamentit

Shqipëri – Shpërthejnë bombolat e gazit në Maliq, përfshihet nga flakët një banesë

Kosova News 19/08/2022 19/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Ballkani barazon në ndeshjen e parë me Connah’s Quay Nomads në Uellsi
22:55 -08/07/2026
ShBA-ja sulmon sërish Iranin
22:42 -08/07/2026
Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së
22:00 -08/07/2026
Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit
21:29 -08/07/2026
Rizvanolli dhe Karakaç diskutojnë për prioritetet e përbashkëta në sektorin e energjisë
21:22 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?