KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Sekuestrohen rreth 5.5 kilogramë substanca narkotike në Ferizaj, dy të arrestuar
Siguri

Sekuestrohen rreth 5.5 kilogramë substanca narkotike në Ferizaj, dy të arrestuar

Kosova News
Kosova News 11:19 -03/09/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Dy persona janë arrestuar në Ferizaj nën dyshimin për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të substancave narkotike, si dhe për posedim të paautorizuar të armës.

Sipas Policisë së Kosovës, njësitë relevante, pas një pune intensive hetimore, kanë arrestuar dy të dyshuar meshkuj, një shtetas të Shqipërisë dhe një shtetas të Kosovës.

Gjatë bastisjes në dy lokacione në Ferizaj, një bodrum të një banese dhe një shtëpi banimi që shfrytëzoheshin nga të dyshuarit, policia ka gjetur dhe konfiskuar një sasi të konsiderueshme të substancave narkotike dhe dëshmi të tjera materiale.
“Në mesin e sendeve të konfiskuara janë rreth 5.5 kilogramë substanca narkotike, me vlerë të tregut rreth 8 mijë euro, si dhe 2,250 euro dhe 18,500 lekë para të gatshme”, thuhet në raportin policor.

Po ashtu, policia ka konfiskuar një veturë me targa të Shqipërisë, një armë-pistoletë me pesë fishekë shkollorë, një peshore digjitale, foli dhe qese transparente që dyshohet se janë përdorur për paketim, dy telefona celularë, një USB, disa SIM-kartela, dy kartela bankare, një pasaportë dhe një çantë me dokumente të ndryshme.

Të dyshuarit, pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orëndërsa rasti është duke u hetuar nga autoritetet kompetente.

Gjithashtu lexoni:

Tentoi ta korruptonte policin në Jarinjë, arrestohet një shtetas serb

Pas javësh në paraburgim në Serbi lirohet Dukagjin Maxhuni

Komandanti i KFOR-it takon shefin e ri të EULEX-it, diskutojnë për situatën e sigurisë

171 mijë euro për sigurimin e pjesëtarëve të FSK-së, Ministria e Mbrojtjes hap tenderin

Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Zubin Potok

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?