Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është takuar me sekretaren britanike për Punë të Jashtme, Liz Truss.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Truss, përmes një postimi në Twitter, ku i ka theksuar disa prej temave që i ka folur me kryeministrin Kurti.“Biseduam për forcimin e marrëdhënieve tona dypalëshe, veprimin galvanizues kundër pushtimit të paligjshëm të Ukrainës nga Rusia dhe sfidimin e ndikimit malinj në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar ajo.
Ndryshe Kurti, të hënën, ka udhëtuar për në Mbretërinë e Bashkuar.