KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Sekretari Amerikan i Shtetit: Veprimet e Dodik, po minojnë institucionet e Bosnje dhe Hercegovinës dhe po kërcënojnë sigurinë dhe stabilitetin e saj
Politikë

Sekretari Amerikan i Shtetit: Veprimet e Dodik, po minojnë institucionet e Bosnje dhe Hercegovinës dhe po kërcënojnë sigurinë dhe stabilitetin e saj

Kosova News
Kosova News 10:16 -08/03/2025
Shpërndaje
WASHINGTON, DC - JANUARY 15: U.S. President-elect Donald Trump’s nominee for Secretary of State, Sen. Marco Rubio (R-FL) testifies during his Senate Foreign Relations confirmation hearing at Dirksen Senate Office Building on January 15, 2025 in Washington, DC. Rubio, a three-term Senator and a member of the Foreign Relations Committee, has broad bipartisan support from his Senate colleagues but is expected to face questions over Trump’s plans for Greenland, U.S. relations with Russia and the safe return of Hamas-held hostages. (Photo by Kevin Dietsch/Getty Images)
Shpërndaje

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio ka reaguar me anë të një statusi në platformën X ku është shprehur se veprimet e presidentit të Republika Srpska, Milorad Dodik, po minojnë institucionet e Bosnje dhe Hercegovinës dhe po kërcënojnë sigurinë dhe stabilitetin e saj.

Dodik nënshkroi dekrete që ndalojnë ligjërisht punën e Gjykatës dhe Prokurorisë së Bosnjë-Hercegovinës, si dhe të Agjencisë Shtetërore të Hetimit në territorin e këtij subjekti. Më 26 shkurt, Dodik u dënua nga Gjykata e Bosnjës me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalim nga ushtrimi i detyrës për moszbatim të vendimeve të përfaqësuesit të lartë ndërkombëtar, Christian Schmidt

.Veprimet e Presidentit të Republika Srpska, Milorad Dodik, po minojnë institucionet e Bosnje dhe Hercegovinës dhe po kërcënojnë sigurinë dhe stabilitetin e saj. Kombi ynë inkurajon liderët politikë në Bosnjë dhe Hercegovinë që të angazhohen në dialog konstruktiv dhe të përgjegjshëm. Ne u bëjmë thirrje partnerëve tanë në rajon që të bashkohen me ne për të kundërshtuar këtë sjellje të rrezikshme dhe destabilizuese”,-shkruan Rubio.

Më 7 mars, Gjykata Kushtetuese e Bosnje e Hercegovinës vendosi masë të përkohshme dhe ndaloi zbatimin e këtyre ligjeve të entitetit serb.

Gjykata, Prokuroria e Bosnjës dhe SIPA janë formuar në bazë të ligjeve të miratuara nga Kuvendi i Bosnje dhe Hercegovinës dhe ato ligje janë konfirmuar nga Dhoma shtetërore e Popullit. Për t’u zhbërë, sipas Kushtetutës së shtetit, duhet që votimi i Kuvendit të Bosnje e Hercegovinës.

Kuvendi i Republikës Sërpska miratoi ligjet më 27 shkurt, pasi Gjykata e Bosnjës e dënoi Dodikun me një vit burgim dhe ia ndaloi ushtrimin e detyrës së presidentit të RS-së për gjashtë vjet.

Që nga Marrëveshja e Dejtonit për paqe, e cila u nënshkrua në vitin 1995 dhe i dha fund luftës në Bosnje, vendi përbëhet nga Federata Boshnjako-Kroate dhe Republika Sërpska e dominuar nga serbët etnikë, nën një qeveri të dobët qendrore.

Prokuroria e Bosnje dhe Hercegovinës njoftoi se ka muaj që po zhvillon një hetim për shkak të dyshimeve se është kryer vepra penale “sulm ndaj rendit kushtetues”.

Kodi Penal i Bosnjës parashikon dënime deri në pesë vjet burgim dhe ndalim të ushtrimit të detyrës zyrtare nëse dikush “përpiqet në mënyrë të kundërligjshme të ndryshojë rendin kushtetues të Bosnje dhe Hercegovinës ose të përmbysë institucionet e saj më të larta”.

Dodik është shpallur fajtor dhe është dënuar nga Gjykata e shkallës së parë për mosrespektim të vendimeve të përfaqësuesit të Lartë ndërkombëtar, Christian Schmidt, dhe nënshkrimit të dekretit për shpalljen e ligjeve që Schmidt paraprakisht i kishte shpallur të pavlefshme, ligje që synonin të parandalonin zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Bosnjës dhe të përfaqësuesit të Lartë në territorin e RS-së.

Gjykata Kushtetuese e Bosnjës vendosi masë të përkohshme për moszbatimin e Ligjit për regjistrin e veçantë dhe transparencën e punës të organizatave jofitimprurëse. Kërkesa u dorëzua nga Kemal Ademoviq, nënkryetar i Dhomës së Popullit të Asamblesë Parlamentare të Bosnje e Hercegovinës.

Ky ligj, i miratuar nga Kuvendi i RS-së, në përputhje me ligjin rus, vendos kontroll të rreptë mbi veprimtarinë e sektorit civil në RS.

Gjithashtu lexoni:

Abdixhiku: Për herë të parë brenda 37 vjetësh, LDK-ja mblidhet për të rrëzuar

Ahmeti: Shkarkimi i Abdixhikut, në të mirë të LDK-së dhe të vendit

Quni: Besoj se Abdixhiku do të vazhdojë të jetë kryetar i LDK-së

Zemaj: Pres shkarkimin e Abdixhikut

Nis të hënën regjistrimi i deputetëve të Kuvendit të Kosovës

Kosova News 08/03/2025 08/03/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
69%
1 km/h
Thu
33 °C
Fri
34 °C
Sat
34 °C
Sun
35 °C
Mon
32 °C

Lajmet e Fundit

Arrestohen tre persona të dyshuar për mashtrim e falsifikim të dokumenteve
20:03 -30/07/2026
Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në objekte ndërtimi në Podujevë, Shtime dhe Ferizaj
18:56 -30/07/2026
Abdixhiku: Për herë të parë brenda 37 vjetësh, LDK-ja mblidhet për të rrëzuar
18:51 -30/07/2026
Ahmeti: Shkarkimi i Abdixhikut, në të mirë të LDK-së dhe të vendit
18:25 -30/07/2026
Quni: Besoj se Abdixhiku do të vazhdojë të jetë kryetar i LDK-së
18:22 -30/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?