Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen më 14 korrik.
Në konferencën për media të mbajtur menjëherë pas mbledhjes së Kryesisë u tha se në këtë seancë në rend dite pritet të jenë miratimi i marrëveshjes ndërkombëtare dhe disa projektligje.
Deputeti i LVV-së, Armend Muja, tha se po punohet për arritjen e një konsensusi në Kuvend për reformat në Kuvend.
“Në fakt aty dy do të jenë dy-tri seanca të kaluara të cilat do të vazhdojnë, dhe është një seancë e re parlamentare, dy projektligje të rëndësishme parashihen të hidhen në votim, njëri është lidhur për deklarimin e prejardhjes së pasurisë dhe i dyti është projektligji sa përket skemës së granteve komunale të bazuara në përformancë, dhe ligje të tjera po besoj që është nëj marrëveshje ndërkombëtare mes qeverisë së Kosovës dhe Zvicrës”, është shprehur Muja.


