KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Së shpejti në UP hulumtohen rastet e ngacmimeve seksuale
Arsim

Së shpejti në UP hulumtohen rastet e ngacmimeve seksuale

Kosova News
Kosova News 09:34 -24/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Universiteti i Prishtinës së shpejti  do të fillojë një hulumtim në të gjitha njësitë akademike për rastet e ngacmimeve seksuale.

Universiteti i Prishtinës, për herë të parë do të fillojë një hulumtim në të gjitha njësitë akademike për rastet e ngacmimeve seksuale në këtë institucion të lartë të arsimit.

Këtë e ka bërë të ditur për Radio Kosovën, zyrtarja për parandalimin dhe mbrojtjen nga ngacmimet seksuale në këtë universitet, Drita Hyseni, e cila theksoi se në kuadër të rregullores për parandalimin e ngacmimeve seksuale, së bashku me prorektoren, Njomza LLullaku, dhe me mbështetjen e menaxhmentit, janë përgatitur pyetjet dhe janë në përfundim të metodologjisë së hulumtimit, ku fokus i pyetësorit janë studentët.

“Nuk do të kenë as emër e as mbiemër. Neve na duhen vetëm të dhënat nga terreni, për të parë gjendjen faktike. Po bëhet një hulumtim për herë të parë për sa i përket kontekstit të ngacmimeve seksuale në Universitetin e Prishtinës. Do të ketë edhe një raport final, ku besoj se deri në muajin qershor do të realizohet. I kemi formuar grupet punuese, të cilët do të punojnë për të mbledhur të dhënat dhe për ta çuar deri në fund këtë kauzë dhe ta vërtetojmë nëse është fenomen i dukshëm në UP”, tha ajo.

Hyseni, bëri të ditur se që nga viti i kaluar e deri tani janë raportuar pesë raste të ngacmimeve në Universitetin e Prishtinës.

Ndërkohë,  sqaroi se me rregulloren për parandalimin dhe mbrojtjen nga ngacmimet seksuale dhe ngacmimi në Universitet, përcaktohen edhe procedurat disiplinore dhe masat e zbatueshme në rastet e tilla.

“Për vitin 2022, ka qenë numri katër, ndërsa në vitin 2023 kemi një rast. Këshilli i Etikës ka marrë tri vendime, ndërsa në procedurë janë dy. Gjithashtu është edhe vendimi i senatit të Universitetit të Prishtinës për rastin e fundit ndaj profesorit Betim Bejta”, tha ajo.

Drejtori i Institutit “EdGuard”, Rinor Qehaja, tha për Radio Kosovën se ngacmimet seksuale në institucione arsimore, përveç që me ligj, duhet të denoncohen edhe me rregullore të secilit institucion.

“Ngacmimet seksuale në institucione arsimore, përveç që me ligj, duhet të denoncohen edhe me rregullore të secilit institucion të arsimit të lartë, dhe atë jo të fshehur diku në sirtarë të njësive akademike, por të dukshme për të tërë komunitetin e universitetit. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që çdo student të jetë i vetëdijesuar për denoncimin e ngacmimeve seksuale. Aktivitetet vetëdijesuese duhet t’i synojnë vetë studentët, duke i fuqizuar të njëjtit për identifikim, reagim dhe denoncim të menjëhershëm të ngacmimeve seksuale”, tha ai.

Policia e Kosovës, në një përgjigje përmes adresës elektronike, ka bërë të ditur se numri i përgjithshëm i rasteve nga vepra penale “Ngacmimi Seksual” për vitin 2022 ishte 91.

Në kuadër të Universitetit të Prishtinës, ekziston rregullorja për parandalimin dhe mbrojtjen nga ngacmimet seksuale dhe ngacmimi në Universitet.

Kjo rregullore përcakton rregullat materiale, procedurat disiplinore dhe masat e zbatueshme në rastet e tilla. Në marrjen e vendimeve dhe masave disiplinore në procedurën për shqyrtimin e denoncimeve për ngacmim apo ngacmim seksual, Këshilli i Etikës zbaton këtë rregullore, Statutin e Universitetit të Prishtinës, Ligjin për Arsim të Lartë, Ligjin për Mbrojtje nga Diskriminimi, Ligjin për Barazi Gjinore, Ligjin e Punës dhe aktet e tjera ligjore e nënligjore të zbatueshme.

Gjithashtu lexoni:

Ish-ministri Shala dënohet me dy vjet burgim për konflikt interesi

Shqipëri: Vdes kosovari që u godit në “Rrugën e Kombit”, edhe shoferja e dyshuar është nga Kosova

Zbriti nga autobusi, gruaja nga Kosova vdiq pasi u godit nga automjeti duke kaluar autostradën në Shqipëri

SHBA-ja dhe Irani arrijnë marrëveshje për t`i dhënë fund luftës

KQZ-ja përmbyll vlerësimin e pakove të votimit me postë, 82,809 të aprovuara

Kosova News 24/04/2023 24/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
16° _ 16°
67%
1 km/h
Mon
27 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
24 °C

Lajmet e Fundit

Spektakël delfinësh në Karaburun-Sazan, mahniten turistët
17:27 -15/06/2026
Pritën semaforin jeshil për të festuar, tifozët japonezë tërheqin sërish vëmendjen për disiplinën e tyre (VIDEO)
17:22 -15/06/2026
​“Nuk jemi Republikë Bananesh!” – Netanyahu nervozohet pas marrëveshjes së paqes
17:12 -15/06/2026
Vance: Marrëveshja ShBA–Iran u firmos në formë elektronike të dielën
17:05 -15/06/2026
Vazhdon puna në QNR, KQZ: U numëruan 102 nga 223 kuti votimi përmes postës
17:04 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?