KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Scholzi kërkon që të nënshkruhet marrëveshja për postet e reja brenda BE-së
Politikë

Scholzi kërkon që të nënshkruhet marrëveshja për postet e reja brenda BE-së

Kosova News
Kosova News 18:06 -26/06/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka konfirmuar të mërkurën se tri grupet kryesore centriste të Parlamentit Evropian do të mbështesin Ursula von der Leyen për një mandat të dytë si presidente e Komisionit, një  marrëveshje për të cilën kryeministrja italiane, Giorgia Meloni tha se injoroi vullnetin e votuesve.

Në një fjalim në Parlamentin gjerman, Scholzi ka thënë se grupet kishin rënë dakord gjithashtu që ish-kryeministri i Portugalisë, Antonio Costa, të ishte president i Këshillit Evropian, dhe kryeministrja estoneze, Kaja Kallas të ishte shefja e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, raporton Reuters.

Të tri grupet e kombinuara kanë një shumicë në Parlamentin Evropian (PE), vuri në dukje Scholzi, duke shtuar se ai shpresonte se në takimin e krerëve të BE-së të enjten do të nënshkruhej marrëveshja.

“Ne nuk mund të lejojmë të zvarritim këmbët tona në këto kohë të vështira”, ka deklaruar Scholzi, duke shtuar se zgjedhjet e BE-së këtë muaj kanë treguar se si krizat e shumta, nga pandemia e koronavirusit deri te pushtimi i Rusisë në Ukrainë dhe lufta në Lindjen e Mesme, kishin shkatërruar besimin në Bashkimi Evropian dhe qeveritë kombëtare.

“Partitë populiste, të cilat performuan fuqishëm në zgjedhje, po shfrytëzojnë shqetësimet e qytetarëve për qëllimet e tyre”, është shprehur ai.

Më herët të mërkurën, kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni kritikoi planin për të ndarë postet më të rëndësishme në BE midis tri grupeve kryesore, duke thënë se ata injoruan suksesin e partive të krahut të djathtë në zgjedhjet për Parlamentin Evropian.

“Nuk kam parë deri më tani gatishmëri për të marrë parasysh atë që qytetarët kanë deklaruar në kutinë e votimit”, ka thënë Meloni para deputetëve.

Partia e saj konservatore “Vëllezërit e Italisë” mori më shumë vota në Itali dhe është forca kryesore në Partinë Konservatore dhe Reformiste Evropiane (ECR) në PE.

Meloni ka thënë se grupi i saj ECR, i cili ka kaluar liberalët në asamblenë e BE-së, meritonte të kishte një rol në emërimet e reja.

Alternativa e ekstremit të djathtë për Gjermaninë (AfD) doli e dyta në zgjedhjet e PE-së në Gjermani, përpara të tri partive në koalicionin e përçarë trepalësh të Scholzit.

Gjithashtu lexoni:

Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i PDK-së

Memli Krasniqi në Konventën e PDK-së: Kauza jonë është Kosova, të mobilizohemi për fitore të reja

Muja: Telekomit po i kthehen milionat e vjedhura, opozita shpik skandale

Dështon edhe përpjekja e 35-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Sot përpjekja e 35-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Kosova News 26/06/2024 26/06/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
59%
2 km/h
Sat
25 °C
Sun
28 °C
Mon
31 °C
Tue
34 °C
Wed
34 °C

Lajmet e Fundit

Kryetari Aliu paraqet  mbi 17 milionë euro investime në zonën urbane në qytetin e Shtimes
15:06 -21/06/2025
Në mbyllje të vizitës në SHBA, Jashari takohet me komandantin amerikan, vlerësohet performanca e dalluar e ushtarëve të FSK-së
14:41 -21/06/2025
Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i PDK-së
14:15 -21/06/2025
Memli Krasniqi në Konventën e PDK-së: Kauza jonë është Kosova, të mobilizohemi për fitore të reja
14:06 -21/06/2025
Muja: Telekomit po i kthehen milionat e vjedhura, opozita shpik skandale
12:03 -21/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?