KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » SBASHK-u e pret orën 16:00 për paga, “në të kundërtën mblidhet anëtarësia”
Arsim

SBASHK-u e pret orën 16:00 për paga, “në të kundërtën mblidhet anëtarësia”

Kosova News
Kosova News 15:36 -05/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Qeveria e Kosovës dhe SBASHK-u kanë vazhduar edhe sot përplasjet në distancë lidhur me çështjen e mosekzekutimit të pagave për muajin shtator për mësimdhënësit.

Ministri i Financave, Hekuran Murati në një deklaratë të dhënë sot për la të nënkuptohet se nuk do të ketë paga as sot për grevistët.

Murati tha se në këtë rast do ta respektojnë ligjin. “Do ta zbatojmë ligjin sa i përket pagave për grevistët”, ka thënë shkurt Murati.

E kësaj deklarate i është kundërpërgjigjur anëtari i SBASHK-ut, Reshit Kushaj.

Kushaj në një prononcim për Telegrafin tha se janë duke pritur deri në ora 16:00 që të dalin pagat, pastaj nëse kjo nuk ndodh do të mbajnë takim të anëtarësisë.

“Po presim deri në ora 16:00 që Qeveria me i kry punët e veta. Nëse deri atëherë nuk dalin pagat, pastat në ora 17:00 do të mbajmë takim të anëtarësisë ku do të diskutojmë me udhëheqësit sindikal sesi të veprojmë tutje”, tha Kushaj.

Kujtojmë se kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka thënë se nëse nuk ekzekutohen pagat deri sot, mund të kthehen sërish në grevë.

Ai gjithashtu ka theksuar se nuk ka më kushtëzime.

Që nga 25 gushti deri më 1 tetor, punëtorët e arsimit dhe sektorëve tjerë publikë ishin në grevë në kërkim të 100 eurove shtesë në muaj deri në hyrjen në fuqi të ligjit për paga.

Qeveria ua ofroi nga 50 në muaj sivjet, në kuadër të pakos për përballje të inflacionit. Grevistët pezulluan veprimin sindikal, pa marrëveshje me Qeverinë, deri në janar.

Gjithashtu lexoni:

Zafir Berisha ndahet nga NISMA e Fatmir Limës

Konfiskohen 180 copë veshmbathje, dyshohet se ishin imitim i markave ndërkombëtare

Burgim i përjetshëm për Edmond Lajçin, familja Ukella: Vendimi na lehtësoi sadopak dhimbjen

MASH-i konstaton: Shkolla e vjetër e Nerovës nuk është në gjendje të mirë

Edukimi në shkolla – çfarë mësojnë gjeneratat e reja për luftën në Kosovë?

TAGGED: SBASHK
Kosova News 05/10/2022 05/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
13° _ 13°
62%
3 km/h
Tue
26 °C
Wed
28 °C
Thu
27 °C
Fri
26 °C
Sat
17 °C

Lajmet e Fundit

Sveçla për Stacionin Policor në Zveçan: Aty do të shërbejë Njësia e Ndërhyrjes së Shpejtë të Kufirit
23:22 -09/06/2025
Kurti publikon fotografi nga Liqeni i Ujmanit: Tashmë ka rend e ligj, shërbime efikase për qytetarët dhe gjithëpërfshirje
23:18 -09/06/2025
Limaj shpreh gatishmërinë për ta zgjidhur krizën në Kuvend: Nuk kërkojmë poste në Qeveri
22:21 -09/06/2025
Një muaj paraburgim ish-policit Arbnor Spahiu të ndalur në Serbi
21:35 -09/06/2025
Kosova shënon fitore ndaj Komoreve, shkëlqen Albion Rrahmani
21:32 -09/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?