Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në magjistrale, respektivisht në dalje të Fushë-Kosovës rrugën që dërgon tek Aeroporti i Prishtinës.
Në bazë të pamjeve që ka siguruar KosovaNews, vërehet se aksidenti ka qenë mjaft i rëndë pasi vetura është dëmtuar shumë.
Në fakt vetura ka kaluar në anën tjetër të korsisë së rrugës dhe shihet e rrokullisur.
Në vendin e ngjarjes janë njësitet e Policisë së Kosovës dhe autoambulanca.
Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar kolona të gjata në këtë rrugë./KosovaNews/
https://www.facebook.com/www.kosovanews.net/videos/3297228560497091/