KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Salihu: Urgjentisht të rithemelohet Instituti për Krimet e Luftës
Lajme

Salihu: Urgjentisht të rithemelohet Instituti për Krimet e Luftës

Kosova News
Kosova News 22:04 -16/01/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Profesori i së Drejtës Penale Ndërkombëtare, Ismet Salihu, ka kërkuar që urgjentisht të ri-themelohet Instituti për hulumtimin e krimeve të luftës në Kosovë, për shkak se krimet që janë kryer në vendin tonë, janë krimet më të rënda që nga Lufta e Dytë Botërore. Në emisionin “RTK Prime”, Salihu e konsideron vendim të gabuar shuarjen e këtij instituti.

Një Institut për hulumtimin e krimeve të luftës ishte themeluar në vitin 2011, por me vendimin e Qeverisë së Kosovës, ishte mbyllur në vitin 2018. Ky institut ka publikuar tetë libra për vrasjet, për personat e pagjetur, për gjenocidin serb, si dhe për shkatërrimin e monumenteve dhe pronave të shqiptarëve.

“Për 10 vite pune periudha 2008-2018 janë bërë dhjetë hulumtime rreth vrasjeve, shkatërrimin e trashëgimisë kulturore, shkatërrimin e arkivave, ku duhej të punohej së paku edhe për dhjetë vite tjera që të rrumbullakohej. Por, që nga 2018 më nuk janë lejuar as mjete modeste që të hulumtohej tutje për vrasjet, shkatërrimet, torturat etj”, tregon Salihu.

Sipas tij, kjo ka qenë mospërkrahje madje edhe injorim i një instituti jashtëzakonisht i rëndësishëm. Ai tha se është dashtë të dyfishohet numri i personelit që do të punonte në hulumtimin, dokumentimin dhe botimin e të dhënave për krimet e luftës.

“Për të qenë ironia më e madhe në korrik të vitit 2018 në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë u bë një lloj reforme dhe instituti për hulumtimin e krimeve të luftës u shndërrua në departament për drejtësinë tranzicionale”, deklaroi profesori i të Drejtës Penale.

Salihu përmendi shumë hulumtime të cilat edhe janë botuar, duke e theksuar se gjatë hulumtimeve kanë hasur në raste që femrat kosovare (gra, vajza) kanë ndërpre shtazanit e tyre si rezultat i dhunimeve në luftë, që sipas tij këtë e ka vërtetuar drejtori i spitalit të Kukësit.

“Viktimat e luftës nuk mund të flasin por ne që jemi gjallë e kemi obligim të flasim për ta”, ka thënë ai.

Ismet Salihu ka qenë udhëheqës i Institutit për Krimet e Serbisë në Kosovë. Ai rithekson edhe një herë që ky institut duhet të rithemelohet patjetër.

Kujtojmë se vetëm një ditë më parë, Kosova përkujtoi njërën nga masakrat më të tmerrshme të luftës, atë të Reçakut, ku forcat serbe vranë dhjetëra shqiptarë civilë të pafajshëm. Për shumicën e masakrave në Kosovë, kriminelët nuk e kanë marrë dënimin e merituar. 

Gjithashtu lexoni:

Hoti: Serbia ende nuk është çliruar nga ideologjia gjenocidale e Millosheviqit

Ministri Hoti takon Avokatin e Popullit

Kurti uron Orkestrën “Amadeus” për suksesin në festivalin ndërkombëtar

Mbyllet përkohësisht një segment i rrugës “Fehmi Lladrovci” në Prishtinë

Gjendet trupi i Erkin Likës pasi ra në lumin Mat gjatë ngjitjes me litar

Kosova News 16/01/2024 16/01/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
17° _ 16°
78%
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
33 °C
Sat
34 °C

Lajmet e Fundit

Hoti: Serbia ende nuk është çliruar nga ideologjia gjenocidale e Millosheviqit
23:04 -13/07/2026
Agim Ademi takohet me Arijon Ibrahimovicin
21:26 -13/07/2026
Kurti: Trusti shënon rekord me 312 milionë euro kthim bruto nga investimet në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026
19:49 -13/07/2026
Rama pritet nga Macron, merr pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve
19:43 -13/07/2026
Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, vendos tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë
19:06 -13/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?