Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku, e ka humbur meçin e dytë në turneun ndërkombëtar “Strangja” që po mbahet në Sofje të Bullgarisë.
Donjeta boksoi të enjten në kategorinë deri 60 kilogramë, ndërsa në çerekfinale u mposht nga garuesja nga Tajlanda, Somnuek Thananya.
Donjeta humbi me rezultatin 3:2.
“Strangja” po zhvillohet për herë të 75-të. Është turneu më i vjetër në Evropë. Po garojnë 178 boksierë nga 28 shtete të ndryshme.
Kosovën në turneun e madh në Sofje e përfaqësojnë edhe disa boksierë.


