KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Sa do të paguhen mësuesit, mjekët dhe politikanët me Ligjin e ri për Paga?
Tjera

Sa do të paguhen mësuesit, mjekët dhe politikanët me Ligjin e ri për Paga?

Kosova News
Kosova News 20:54 -18/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Është publikuar Ligji i ri për pagat në sektorin publik. Pritet që pagat e të gjithë zyrtarëve publikë të ndryshojnë.

Për angazhimin e tyre në institucione, presidentja, kryeministri dhe kryetari i Kuvendit marrin pagë mujore.

Me projektligjin e ri për Pagat, vlera e pagesës mujore për ta pritet të ndryshojë.

Kjo nëse miratohet propozimi i Qeverisë Kurti që vlera e re e koeficientit të jetë 120 euro, nga 239 sa është aktualisht.

E para e shtetit, presidentja, Vjosa Osmani, me këtë llogaritje do të paguhet 2260 euro në bazë të llogaritjeve me koeficientin 18.

Kreu i ekzekutivit, Albin Kurti si dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, do të marrin një pagë prej 2040 eurosh në muaj.

Por i dyti me pagën më të madhe pas presidentes është kreu i Gjykatës Kushtetuese, që do të ketë 2100 euro pagë.

Nëpër komuna, kryetarët e tyre do të paguhen në vlera të ndryshme, varësisht nga qyteti që drejtojnë.

Mbi këtë kriter, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama do të marrë 1800 euro.

E rreth 1500 euro do të jetë paga e kryetarëve të komunave tjera.

Në anën tjetër, me këtë projektligj kanë ndryshuar edhe pagat në arsim e shëndetësi.

Me koeficientin e deritanishëm pritet që një rektor të paguhet 1704 euro, dekani 1536 euro ndërkaq një profesor i rregullt 1488 euro.

Mësimdhënësit në shkolla fillore do të paguhen 672 euro, ndërkaq ata në shkolla të mesme afër 700 euro.

Në sistemin shëndetësor një mjek i përgjithshëm pritet të paguhet afër 900 euro.

Mjekët që janë në specializim 960 euro, ndërkaq specialistët afër 1450 euro.

Edhe në institucionet e sigurisë, pagat parashihet të pësojnë ndryshime.

Komandanti i FSK-së do të paguhet 1800 euro ndërsa një ushtar rreth 600 euro.

Drejtori i përgjithshëm i Policisë do të paguhet 1740 euro.

Një polic rreth 530 euro, ndërkaq një polic i ri do të marrë rreth 500 euro.

E edhe në sistemin e shërbimit jashtë vendit, ambasadorët e këshilltarët do të kenë paga më të larta.

Njësoj edhe gjyqtarët, prokurorët e po ashtu edhe kryesuesit e Këshillit Prokurorial e Gjyqësor së bashku me të gjithë zyrtarët tjerë.

Në miratimin e buxhetit të vitit të ardhëm do të vendoset për vlerën e të koeficientit dhe atëherë do të dihen saktësisht pagat e sektorit publik./Express

Gjithashtu lexoni:

Një veturë që futet kudo: Flat Fiat, vetura më e ngushtë në botë

A e lini derën e lavatriçes hapur pas larjes? Mjeshtrat nuk thonë pse kjo nuk duhet bërë

Google gjobitet 314 milionë dollarë për mbledhjen e të dhënave të përdoruesve

Harrojini veturat në Amsterdam, edhe vendasit nuk kanë ku t’i parkojnë

Google u gjobit me 314 milionë dollarë për mbledhjen e të dhënave nga telefonat joaktivë

TAGGED: koficienti, PAGAT
Kosova News 18/08/2022 18/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
34°C
Pristina
clear sky
35° _ 34°
22%
3 km/h
Fri
36 °C
Sat
36 °C
Sun
38 °C
Mon
37 °C

Lajmet e Fundit

Gjendet pa shenja jete një 80-vjeçare në Prishtinë
23:21 -03/07/2025
Gashi për deklaratat e Kurtit: Ishin konstatime, jo akuza
23:17 -03/07/2025
Festivali “Rock & Blues” mbush xhepat e miqve të kryetarit Totaj – Vetëvendosje në Prizren kërkon hetim urgjent
22:29 -03/07/2025
Digjet një objekt në Zonën Industriale në Prishtinë
22:07 -03/07/2025
Mediat belge shkruajnë për përfaqësimin ushtarak të Kosovës në Bruksel
21:46 -03/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?