KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gashi për deklaratat e Kurtit: Ishin konstatime, jo akuza
Lajme

Gashi për deklaratat e Kurtit: Ishin konstatime, jo akuza

KosovaNewss
KosovaNewss 23:17 -03/07/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Avokati Tomë Gashi ka komentuar deklaratën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhënë në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, ku u përmendën vizitat e shpeshta të zyrtarëve të PDK-së në Hagë dhe “ndikimi” i ish-krerëve të kësaj partie në zhvillimet politike.

Sipas Gashit, ajo çfarë Kurti tha nuk ishte akuza direkte, por konstatim politik, që duhet parë në kontekstin e gjuhës që përdoret në debatet publike.

“Albin Kurti në emisionin e juaj ka bërë konstatime dhe kurrfarë akuzash, pa marrë parasysh nëse dikush mundet me pa deklarimin e tij jo edhe aq të mirë”, deklaroi Gashi në Tëvë1.

Ai shtoi se ka shikuar disa herë intervistën dhe, sipas tij, Kurti aludon më shumë në vizitat e shpeshta të zyrtarëve të PDK-së në Hagë dhe mungesën e një udhëheqësie të qartë brenda partisë, sesa që bën akuza konkrete për dhënie instruksionesh nga të paraburgosurit.

“Unë mendoj se ato kanë qenë konstatime të tij, e kam parë disa herë do të thotë janë aludime për vizita të shpeshta, sepse në mënyrën se si e ka thënë që në PDK sipas tij nuk ka një kryetar, por janë disa, janë dy, tre, katër, pesë, dy apo më tepër ose më pak dhe që vizita të shpeshta ka nga zyrtarët e PDK-së në Hagë më tepër nëse ma gjen që ka  thënë në emisionin e juaj, atëherë ose po i bie që unë se kam parë mirë ose unë s’kam dëgjuar mirë”, tha Gashi.

Deklarata e Kurtit mbrëmë ka ngjallur reagime të shumta, përfshirë reagime të ashpra nga Nasim Haradinaj dhe përfaqësues të PDK-së, të cilët e kanë konsideruar deklaratën si të papërgjegjshme dhe të dëmshme për të paraburgosurit në Hagë.

Gjithashtu lexoni:

Prokurori i shtetit: 15 të ndaluar dhe dy kërkesa për paraburgim brenda 24-orëve të fundit

Mot i kthjellët, reshje nga mesi i javës

Mbi 600 të burgosur ushtrojnë të drejtën për të votuar

Pula: Për shqyerje të fletëvotimit parashihet dënim nga 1 deri në 3 vjet burg

Kurti apel qytetarëve: Kanë mbetur më pak se tre orë për të votuar, dilni në zgjedhje

KosovaNewss 03/07/2025 03/07/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
few clouds
17° _ 17°
81%
1 km/h
Mon
26 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C
Fri
15 °C

Lajmet e Fundit

Miratohet plani i menaxhimit për Qendrën Historike të Janjevës
13:22 -08/06/2026
Liqeni i Shkodrës në UNESCO, Rama: Rezultat i punës diplomatike
12:36 -08/06/2026
Kështu ndahen 20 ulëset e komuniteteve joshumicë në kuvendin e ri
12:33 -08/06/2026
Kallas: Udhëheqësit politikë të angazhohen në mënyrë konstruktive për të siguruar formimin e shpejtë të qeverisë
12:29 -08/06/2026
KQZ nis verifikimin dhe numërimin e votave për kandidatët për deputetë në 38 komuna
12:09 -08/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?