Deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi, nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Facebook, ka reaguar ndaj deputetëve të PDK-së, të cilët e fajsojnë kryeministrin Kurti për sulmin në Banjskë. Rrustemi ka thënë se të gjithë miqtë e Kosovës kërkojnë me të drejtë që Serbia dhe Vuçiqi të mbahen përgjegjës, ndërsa sputetët e PDK-së thonë se jo Vuçiqi por Kurti është përgjegjës për sulmin terrorist në Kosovë.
“Gjithë miqtë e Kosovës si Sekretari i Jashtëm britanez kërkojnë me të drejtë që Serbia dhe Vuçiqi të mbahen përgjegjës për sulmin në Banjskë, dy deputetë të PDK-së, po thonë: jo Vuçiqi, por Kurti është përgjegjës për aktin e agresionit dhe sulmin terrorist mbi Kosovën”, ka thënë deputeti Rustemi.
Sekretari I Jashtëm britanez dhe miq të shumtë ndërkombëtarë këto ditë kanë thënë se presidenti Vuçiq dhe Serbia duhet të mbahen përgjegjës për sulmet e fundit në veri dhe situatën e krijuar dhe agresionin në Kosovë.


