KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rusia e Koreja e Veriut merren vesh për bashkëpunim ushtarak
Botë

Rusia e Koreja e Veriut merren vesh për bashkëpunim ushtarak

Kosova News
Kosova News 12:15 -27/04/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Dy politikanë të lartë rusë vizituan gjatë fundjavës Korenë e Veriut dhe inauguruan një monument përkujtimor për trupat koreano-veriore që humbën jetën duke luftuar kundër Ukrainës.

Po ashtu ata biseduan për një marrëveshje të re bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, e cila pritet të zgjasë deri në vitin 2031. Bashkëpunimi ushtarak, politik dhe ekonomik mes dy vendeve është intensifikuar në kuadër të pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Phenianin i ka ofruar mbështetje ushtarake Moskës, veçanërisht për të zmbrapsur forcat ukrainase nga rajoni kufitar rus i Kurskut.

Në qershor të vitit 2024 Moska dhe Pheniani nënshkruan një marrëveshje për mbrojtje të ndërsjellë, gjatë një takimi mes Kim Jong Un dhe presidentit rus Vladimir Putin në Phenian.

Ministri rus i Mbrojtjes, Andrei Belousov po zhvillon një vizitë në Korenë e Veriut dhe do të zhvillojë bisedime me Kim dhe zyrtarë të tjerë.

Po ashtu Belousov pritet të zhvillojë takime me udhëheqjen më të lartë të Koresë së Veriut dhe me zyrtarë të lartë ushtarakë, si dhe të marrë pjesë në “ceremoni dhe aktivitete përkujtimore” në kryeqytet. Në fotografitë e publikuara nga Ministria ruse e Mbrojtjes ai shihet duke përqafuar Kim-in.

“Ramë dakord me Ministrinë e Mbrojtjes së RPDK-në që bashkëpunimin tonë ushtarak ta vendosim mbi baza të qëndrueshme dhe afatgjata,” tha Belousov, duke përdorur inicialet e emrit zyrtar të Koresë së Veriut, Republika Popullore Demokratike e Koresë.

“Ne jemi të gatshëm të nënshkruajmë këtë vit një plan për bashkëpunimin ushtarak ruso-korean për periudhën 2027–2031,” tha ai, në bisedime ku mori pjesë edhe ministri i Mbrojtjes, No Kwang.

Andrei Belousov gjithashtu ndau dekorata ushtarake për ushtarët koreano-veriorë që kishin luftuar kundër forcave ukrainase në rajonin kufitar rus të Kurskut, pjesë të të cilit Ukraina i kishte marrë për disa muaj gjatë njëkundërofensive.

Koreja e Veriut ka ndërtuar në Phenian një monument për ushtarët e saj të vrarë në luftë kundër Ukrainës.

Vladimir Putin i dërgoi Kim Jong Un një telegram me rastin e inaugurimit, njoftoi Kremlini, duke e falënderuar atë dhe ushtarët për përpjekjet për të ndihmuar për rimarrjen e rajonit të Kurskut nga Rusia.

Kryetari i Dumës Shtetërore, dhoma e ulët e parlamentit rus, Vyaheslav Volodin, mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit në kryeqytetin koreano-verior.

Detajet mbi humbjet e trupave koreano-veriore që luftojnë për Rusinë janë të pakta, por sipas vlerësimeve të Koresë së Jugut deri në shtatorin e vitit të kaluar mund të jenë vrarë rreth 2.000 syresh. Nga forcat ukrainase  janë kapur vetëm dy ushtarë koreano-veriorë.

Gjithashtu lexoni:

Trump: Memorandumi i Mirëkuptimit me Iranin ka marrë fund

Trump: Lufta në Ukrainë do të përfundojë së shpejti

Ankaraja pret samitin e NATO-s, në fokus do të jenë lufta në Ukrainë dhe mbrojtja

Rutte: Aleatët e NATO-s në rrugën e duhur për t’u barazuar me SHBA-në në shpenzimet për mbrojtje

Prokuroria kërkon gjykimin e 23-vjeçarit të akuzuar për vrasjen e Charlie Kirk

Kosova News 27/04/2026 27/04/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 24°
45%
6 km/h
Wed
25 °C
Thu
27 °C
Fri
30 °C
Sat
34 °C
Sun
30 °C

Lajmet e Fundit

Liderët e NATO-s me deklaratë të përbashkët: Sulmi ndaj njërit, sulm ndaj të gjithëve
18:16 -08/07/2026
Ahmeti takon të dërguarën e posaçme të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor
18:11 -08/07/2026
Kurti takon komandantin e KFOR-it, diskutojnë për sigurinë në Kosovë dhe bashkëpunimin me NATO-n
18:06 -08/07/2026
Haxhiu: Seanca konstituive do të thirret brenda afatit kushtetues
18:02 -08/07/2026
Shoqata e Qumështoreve të Kosovës mbështet masat për mbrojtjen e prodhimit vendor dhe sigurisë ushqimore
15:46 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?